Politika e Privatësisë

Ky njoftim për politikën e privatësisë është në përputhje të plotë me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me të cilën Banka Kombëtare Tregtare Kosovë SH.A. mbledh të dhënat tuaja personale për qëllime të caktuara për të ushtruar aktivitetin e saj biznesor.

Banka Kombëtare Tregtare Kosovë SH.A. është e përkushtuar ndaj përpunimit të të gjitha të dhënave personale të cilat gjenden nën kontrollin e vet në përputhje me parimet të cilat garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale. Prandaj, të dhënat tuaja personale nga ana jonë:

  • Do të përpunohen në mënyrë të paanshme, të ligjshme dhe transparente, pa e cenuar dinjitetin e subjekteve të të dhënave;
  • Të dhënat personale do të grumbullohen vetëm për qëllime të caktuara, të qarta dhe legjitime dhe nuk do të përpunohen më tutje në kundërshtim me këto qëllime;
  • Të dhënat personale do të jenë adekuate, relevante dhe nuk do ti tejkalojnë qëllimet për të cilat ato janë grumbulluar ose përpunuar;
  • Të dhënat personale do të jenë të sakta dhe të përditësuara. Do të merret çdo hap i arsyeshëm për të garantuar që të dhënat personale që janë të pasakta, duke pasur parasysh qëllimin e përpunimit, të fshihen dhe të korrigjohen pa vonesë;
  • Të dhënat personale do të ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit, për të cilin janë grumbulluar ose përpunuar më tutje. Me rastin e përmbushjes së qëllimit të përpunimit, të dhënat personale do të asgjësohen, fshihen, shkatërrohen, bllokohen ose bëhen anonime, përveç nëse është paraparë ndryshe me ndonjë ligj tjetër përkatës;
  • Të dhënat personale do të përpunohen në atë mënyrë që garantojnë siguri të përshtatshme të tyre, duke përfshirë mbrojtjen ndaj përpunimit të paautorizuar ose të paligjshëm dhe ndaj humbjes, asgjësimit ose dëmtimit aksidental, duke përdorur masa të përshtatshme teknike dhe organizative;


Të dhënat tuaja personale dhe ueb-faqja jonë

Faqja jonë zyrtare në internet është www.bkt-ks.com. Në këtë faqe, ne shpalosim informata dhe prezantojmë produktet tona. Për të ofruar shërbimet në faqen tonë të internetit kërkohen të dhënat tuaja personale.

Ne iu garantojmë se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave i sigurojmë me sistemin e sigurisë më të lartë dhe njëkohësisht jemi të përkushtuar të zbatojmë kategorikisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Ligj për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Nr.06/L-082, datë 25 Shkurt 2019).

Kategoria e të dhënave që ne i përpunojmë

Përmes ueb faqes ne mbledhim dhe përpunojmë të dhëna si: emrin, mbiemrin, adresën, numrin e telefonit. Me rastin e verifikimit të identitetit, ne mund të përpunojm edhe numrin personal të identifikimit.

Në formularë të ndryshëm ju pohoni vërtetësinë dhe saktësinë e të gjitha të dhënave personale të cilat i plotësoni. Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, ju pranoni që banka ka të drejtën për përdorimin e të dhënave tuaja vetëm për qëllimin e caktuar.

Të drejtat tuaja në raport me të dhënat personale

Ju mund të kontrolloni të dhënat tuaja

Të dhënat tuaja personale që ne i përpunojmë, si dhe të gjitha informacionet mbi mënyrën e përpunimit, janë absolutisht në dispozicionin tuaj në çdo kohë. Ju mund të ushtroni këtë të drejtë përmes kërkesës me shkrim përmes email-it KS-PPD@bkt.com.al.

Ju mund të ndryshoni të dhënat tuaja

Përveç dhënies së të gjitha të dhënave tuaja personale, me kërkesën tuaj ne do të ndryshojmë çfarëdo të dhëne tuaj personale (duke siguruar dokumentacionin mbështetës për saktësinë e të dhënave).

Ju mund të kundërshtoni shfrytëzimin e të dhënave tuaja

Ne jemi të përkushtuar që juve si klient të iu trajtojmë në mënyrën më të mirë të mundëshme, poashtu që t’ju japim ofertën më të mirë në treg, e cila do të jetë më e përshtatshme dhe përfituese për ju. Mirpo, nëse në çfarëdo kohe ndjeheni që me përpunimin e të dhënave tuaja ne i kemi shkelur të drejtat apo liritë tuaja, mos hezitoni të kundërshtoni, mundësisht me shkrim përmes emailit: KS-PPD@bkt.com.al.

Ju mund të kërkoni që të dhënat tuaja të fshihen në mënyrë të përhershme

Përderisa ne kemi të dhënat tuaja personale ju do të pranoni më shumë oferta dhe shërbime nga ne. Megjithatë, është e drejtë e juaja që të kërkoni që të gjitha të dhënat tuaja të fshihen në mënyrë të përhershme. Fatkeqësisht, fshirja e përhershme e të dhënave do të iu pamundësoj juve të drejtën që të merrni oferta të cilat do ti konsiderojmë relevante për ju. Në këtë rast, informacionet tuaja personale do të fshihen menjëherë pas skadimit të periudhës brenda së cilës ne jemi të obliguar që t’i mbajmë të dhënat tuaja.

Në raste të veçanta, kur një dispozitë ligjore kufizon fshirjen e përhershme të të dhënave, ne jemi të obliguar që t’i mbajmë informacionet tuaja personale, mirpo të njëjtat do të ruhen të anonimizuara.

Marketingu i Drejtpërdrejtë

Bazuar në pëlqimin paraprak të marrë nga ju në kuadër të Kontratës për Shërbime Bankare, kohë pas kohe, për qëllime promocionale dhe për çfarëdo risie që ne vlerësojmë se është me interes të informoheni, ju do të kontaktoheni me postë, me telefon, postë elektronike, SMS ose mënyra të tjera të telekomunikimit (praktikë e njohur si marketing i drejtpërdrejtë).

Çregjistrimi

Nëse nuk dëshironi të pranoni njoftime të tilla me shkrim, SMS apo E-mail promovues nga banka, ju lusim  të na shkruani në këtë email adresë: ks-cregjistrohu@bkt.com.al, na kontaktoni në numrin tonë të telefonit 038 666 666 ose na dërgoni SMS në 50066 me teksin “JO SMS”.

Gjithashtu, ju mund të dorëzoni kërkesën tuaj me shkrim në ndonjërën nga degët e BKT-së. Banka do të kujdeset që më së largu brenda tetë (8) ditëve pas pranimit të kërkesës suaj, të ndalojë përdorimin e të dhënave personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë dhe, brenda pesë (5) ditëve pasuese, t’ju informojë me shkrim për aprovimin e kërkesës suaj.

Cookies

Cookies quhen disa të dhëna të thjeshta dhe të vogla të ruajtura në kompjuterin, tabletin ose telefonin tuaj celular kur vizitoni një faqe interneti ose përdorni një aplikacion. Ka cookies që konsiderohen të nevojshme gjatë shfletimit te faqeve të internetit, dhe ka të tilla që përdoren për të mundësuar përdorimin e bankimit elektronik, ndërsa pjesa tjetër e bëjnë faqen më të personalizuar dhe relevante për nevojat dhe përvojat tuaja. Nëse nuk konfirmoni përdorimin e cookies, faqja e internetit ose disa nga pjesët e saj mund të mos funksionojnë siç duhet.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android