Mbi BKT

NJOFTIM PER SHTYP

 
BKT RIZGJIDHET SI BANKA E VITIT 2012

Drejtori i Përgjithshëm i saj, Z. Seyhan Pencabligil, përzgjidhet si Drejtori i Përgjithshëm i Vitit 2012 për gjithë Europën

Tiranë, Shqipëri (19 prill, 2013) – Banka Kombëtare Tregtare është zgjedhur për të tretin vit rradhazi si “Banka Lokale Më e Mirë e Vitit në Shqipëri” nga revista prestigjioze britanike EMEA Finance. Në të njëjtën kohë, Drejtori i Përgjithshëm i BKT-së z. Seyhan Pencabligil, është zgjedhur si Drejtori i Përgjithshëm i Vitit 2012 për të gjithë Europën nga EMEA Finance.

Çmimet, të cilët sapo janë publikuar, do të dorëzohen në një ceremoni që do të mbahet në Vjenë më 5 qershor 2013.

EMEA Finance është një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, që ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. EMEA Finance shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira në këto tregje.


BKT është banka e dytë me e madhe dhe banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me një total prej 2.3 miliardë USD në asete dhe 1.9 miliardë dollarë në depozita. Rrjeti i BKT përfshin 83 degë, nga të cilat 59 janë të vendosura në Shqipëri dhe 24 prej tyre në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar si “Banka më mirë  në Shqipëri për vitin 2012” edhe nga revista e shquar Euromoney dhe ka marrë sërish notën AAA(ALB) nga JCR Eurasia Rating, vlerësimi më i lartë i mundshëm që një bankë shqiptare mund të marrë.

 

BKT RIVLERESOHET SI BANKA E VITIT 2011 NGA “THE BANKER”

Tiranë, Shqipëri (1 dhjetor, 2011) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është vlerësuar me çmimin “Banka e Vitit 2011 për Shqipërinë” nga The Banker, revista e sektorit bankar, pjesë e Financial Times. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua më 30 nëntor në Intercontinental Park Lane Hotel, Londër. Çmimi iu dha z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së, z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi dhe z. Kaan Pekin, Drejtor i Thesarit dhe Institucioneve Financiare. 

"Te vleresohesh si Banka e Vitit 2011 per Shqiperine, diten e pervjetorit të  saj te 86 është shumë domethënëse. Gjatë vitit 2011 kemi patur një performancë të qëndrueshme dhe fitimprurëse, duke arritur një kthim mbi kapitalin prej 23 %”, - u shpreh Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së, z. Mehmet Usta. ”Për më tepër, krahas këtyre arritjeve, si vlerë e totalit të aseteve kemi arritur nivelin historik prej 17.24 % të pjesës së tregut në një treg ku pjesa më e madhe e bankave iu përkasin grupeve të huaja bankare”, shtoi ai.

BKT, e cila së fundi festoi 86 vjetorin e saj, është banka e dytë më e madhe dhe njëkohësisht banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me 1.9 miliard dollarë asete dhe 1.6 miliard dollarë depozita. BKT zotëron një rrjet prej 82 degësh, 60 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 22 në Kosovë, duke e renditur BKT-në si banka më e madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar vazhdimisht si ”Banka më e mirë në Shqipëri”, ku veçohen vlerësimet si “Banka e Vitit 2010 për Shqipërinë” nga dy revistat prestigjoze nga “The Banker” dhe “EMEA Finance”. Deutsche Bank i akordoi BKT çmimin e Ekselencës “2010 Straight-Through Processing (STP) Excellence Award” për Cilësinë në Transferimin e Pagesave, gjatë vitit 2010. BKT është e vetmja bankë së cilës i është rikonfirmuar për të tretin vit radhazi nga JCR –Eurasia Rating nota AAA (Alb).

 

 

Tiranë,Shqipëri(7 Dhjetor,2010) - Banka Kombëtare Tregtare  

Tiranë, Shqipëri (7 Dhjetor, 2010) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është vlerësuar me çmimin “Banka e Vitit 2010 për Shqipërinë” nga The Banker, revista e sektorit bankar, pjesë e Financial Times. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua më 2 dhjetor në Park Lane Hotel, Londër. Çmimi iu dha z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së. 

“Gjatë vitit 2010 kemi patur një performancë të qëndrueshme dhe fitimprurëse, duke arritur një kthim mbi kapitalin prej 28 %”, u shpreh Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së, z. Mehmet Usta. ”Për më tepër, krahas këtyre arritjeve zotërojmë 17.5 % të pjesës së tregut në një treg ku pjesa më e madhe e bankave iu përkasin grupeve të huaja bankare”, shtoi ai.

BKT është banka e dytë më e madhe në Shqipëri me 1.5 miliard dollarë asete dhe 1.3 miliard dollarë depozita. BKT është banka më e vjetër tregtare në vend, me një rrjet prej 71 degësh, 58 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 13 në Kosovë, duke e renditur BKT-në si banka me e madhe në rajon. BKT është vlerësuar vazhdimisht si ”Banka më e mirë në Shqipëri” dhe së fundmi vlerësohet sërish nga revista Finance Central Europe si “Banka më e mirë për vitin 2009 në Europën Juglindore”. BKT është e vetmja bankë së cilës i është rikonfirmuar për të tretin vit radhazi nota AAA (Alb) dhe për të pestin vit radhazi nota 1- e Fortë nga Banka e Shqipërisë.

 

Për informacione të mëtejshme ju lutem klikoni në http://www.bkt.com.al
Media Kontakt:
Banka Kombëtare Tregtare
Adrian Bunguri, Drejtues i Komunikimit të Korporatës
Tel. +355 4 2 281503 Email: adrianb@bkt.com.

Test

 

Ndihme per Shkodren

 

Pervjetori i 85 i BKT

 

Njoftim shtypi EFSE dhe BKT

 

BKT lançon Zgjidhjet Elektronike Bankare

 

 




Banka Kombetare Tregtare copyright 2009
Qendra Kontaktuese +381 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Anëtarësohu
Web Kredi
T'ju telefonojmë
Na gjeni edhe ne:
Banka Kombėtare Tregtare – Dega nė Kosovė merr pjesė detyrueshėm nė Fondin e Sigurimit tė Depozitave tė Republikės sė Kosovės.