BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës (G7), organizoi tryezën e rrumbullakët me temën “Fuqizimi i ndërmarrësisë së grave përmes rrjetëzimit profesional dhe mbështetjes ligjore dhe financiare”.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues institucionalë, sektorin financiar dhe gra ndërmarrëse, me fokus krijimin e mundësive më të mëdha për zhvillimin ekonomik të grave në Kosovë.

Pjesë e diskutimit ishin znj. Aferdita Saracini Kelmendi, Presidente e G7, znj. Mimoza Kusari-Lila, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, znj. Jehona Oruqi Kica nga BKT Kosova, z. Artan Mehmeti nga Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, si dhe përfaqësues të institucioneve financiare dhe publike.

Në BKT Kosova, vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse dhe të kontribuojmë në fuqizimin e tyre ekonomik dhe profesional.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android