Me përkushtim të palëkundur ndaj klientëve, BKT Kosova është nderuar për herë të pestë radhazi me çmimin prestigjioz “Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2025” nga revista ndërkombëtare financiare Global Finance – një dëshmi e vazhdimësisë së BKT Kosova në ofrimin e shërbimeve më të mira bankare dhe lidershipit të qëndrueshëm në treg.
Suat Bakkal, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT Kosova, me këtë rast tha: “Ky vlerësim është një dëshmi e qartë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të ofruar shërbime bankare të standardeve më të larta. BKT Kosova mbetet e përkushtuar ndaj rritjes së qëndrueshme, duke zgjeruar portofolin e saj të produkteve dhe duke iu përshtatur nevojave në ndryshim të klientëve.”
Si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm ndaj inovacionit dhe digjitalizimit, BKT Kosova vazhdon të përmirësojë shërbimet e saj bankare për t’iu përshtatur nevojave të klientëve. Banka ka prezantuar një sërë produktesh dhe shërbimesh të reja, duke përfshirë funksionalitete të avancuara në bankomatë, versionin e përditësuar të BKT Mobile, si dhe lansimin e kartelës së debitit Preperso, e cila i jepet klientit në kohë reale me hapjen e llogarisë.
Si pjesë e inovacioneve në shërbimet bankare, bankomatët e BKT Kosova tani ofrojnë, tërheqje dhe deponim me QR, të cilat mundësojnë transaksione pa kartelë, si dhe opsione të reja për pagesën e faturave. BKT Mobile tani ofron bllokimin dhe riaktivizimin të kartelave, si dhe pagesa të automatizuara për kartelat e kreditit, duke sjellë më shumë fleksibilitet dhe kontroll për klientët.
Për më tepër, BKT Kosova ka zgjeruar gamën e saj të produkteve me Kredinë e parë për Ekonominë Qarkore, duke theksuar angazhimin e bankës për të mbështetur praktika të qëndrueshme të biznesit.
Ky përkushtim i vazhdueshëm ndaj inovacionit, kënaqësisë së klientit dhe qëndrueshmërisë, e konfirmon edhe më tej rolin e merituar të BKT Kosova si lider në sektorin bankar në Kosovë, duke dëshmuar aftësinë e bankës për të ofruar shërbime bankare të shkëlqyera dhe gjithmonë të orientuara drejt klientit.