BKT Kosova është nderuar me çmimin prestigjioz “Kosovo’s Best for Premier Banking” në Euromoney Private Banking Awards 2026 – një dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të bankës për inovacion dhe ofrimin e shërbimeve të avancuara në bankingun privat.
Ky vlerësim i rëndësishëm pasqyron përkushtimin e BKT Kosova për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët dhe për të ofruar zgjidhje financiare të personalizuara, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.
Suksesi i arritur është rezultat i punës së palodhshme të ekipit të BKT Kosova dhe besimit të klientëve të saj të çmuar, të cilët vazhdojnë të jenë në qendër të çdo iniciative dhe zhvillimi të bankës.
Si pjesë e strategjisë së saj për zhvillim të qëndrueshëm dhe inovacion, BKT Kosova vazhdon të avancojë shërbimet e saj në bankingun privat, duke integruar zgjidhje moderne dhe duke u përshtatur vazhdimisht me nevojat në ndryshim të klientëve.
Ky çmim konfirmon edhe një herë pozicionin e BKT Kosova si një nga institucionet lider në sektorin bankar në Kosovë, duke dëshmuar përkushtimin e saj për të ofruar shërbime të shkëlqyera dhe të orientuara drejt klientit.
Video Libraria