Depozitoni kursimet tuaja për 1 vit dhe përfitoni interesin menjëherë, në momentin e hapjes së depozitës.
Me Depozitën Avans, përfitoni normë nominale interesi prej 3.33% ose normë efektive interesi prej 3.44%, ndërsa interesi paguhet paraprakisht, në fillim të periudhës së depozitës.
Veçoritë:
- Merr interesin menjëherë
- Vlera minimale e depozitës: EUR 10,000
- Norma nominale e interesit: 3.33%
- Norma efektive e interesit: 3.44%
- Maturiteti: 12 Muaj
- Depozita ofrohet vetëm në valutën EUR
Vlefshmëria e ofertës:
Kampanja është valide deri më 31.12.2026
Tatimi në burim
Mbi interesin bankar të përfituar do të aplikohet tatimi në burim, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe normat tatimore të aplikueshme në momentin e kreditimit të interesit.
Interesi paguhet paraprakisht, në fillim të periudhës së depozitës
SHEMBUJ DHE SQARIME:
Shembujt e llogaritjes së interesit dhe sqarimet përkatëse janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:
| Shuma | 10,000 | 20,000 | 50,000 | 100,000 |
| Ditët | 365 | 365 | 365 | 365 |
| Interesi | 333.00 | 666.00 | 1,665.00 | 3,330.00 |
| Tatimi ne Fitim | 33.30 | 66.60 | 166.50 | 333.00 |
| Neto Interesi | 299.70 | 599.40 | 1,498.50 | 2,997.00 |