Veçoritë:

  • Depozitat me afat mund të hapet në CHF, GBP, USD dhe EUR
  • Interesi përfitohet në datën e maturimit të depozitës dhe humb nëse fondet tërhiqen para afatit
  • Depozitat me afat ofrojnë opsionin e rinovimit automatik.

Interesi dhe tatimi në burim:

Mbi interesin bankar të ofruar nga Banka, do të mbahet përqindja e tatimit në burim mbi interesin bankar, e miratuar me ligj dhe e aplikueshme në momentin e kreditimit të interesit.

Përfitimet tuaja:

Depozita me afat rrit fitimet tuaja duke gjeneruar të ardhura të favorshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës.

Si mund të hapni një depozitë me afat?

Në secilën nga degët e BKT-së në Kosovë, duke sjellur një dokument valid identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë) si dhe duke sjellur një faturë publike me të cilën deshmoni adresën tuaj.

 

Në menyrë që njëri nga zyrtarët bankar të ju kontaktojë sa më parë, ju lutemi të aplikoni online.

Shënime:

  • Normat e interesit të prezantuara më lartë, janë për depozitat një-vjeçare.
  • Norma përcaktohet varësisht nga shuma e depozitës, në momentin e hapjes së kontratës.
  • Normat e interesit janë efektive.
Na Kontakto

+383 38 666 666