BKT Kosova, në bashkëpunim me Mastercard, sjell një kampanjë të re shpërblyese për të gjithë përdoruesit e kredit kartelave Mastercard, duke ofruar mundësinë për të fituar një udhëtim në vlerë prej 1,000€.
Çdo klient që aplikon për një Mastercard kredit kartelë nga BKT Kosova dhe e aktivizon atë gjatë periudhës së kampanjës, bëhet automatikisht pjesë e lojës shpërblyese dhe hyn në garë për të fituar një udhëtim në vlerë prej 1,000€.
Kjo kampanjë është krijuar për t’u ofruar klientëve më shumë avantazhe, fleksibilitet dhe eksperienca të paharrueshme përmes përdorimit të kartelave të kreditit Mastercard nga BKT Kosova.
Periudha e vlefshmërisë së kampanjës është nga 18.05.2026 deri më 18.08.2026.
Pjesëmarrja në kampanjë është e hapur për të gjithë klientët që:
• Aplikojnë për Mastercard kredit kartelë të lëshuar nga BKT Kosova
• Aktivizojnë kartelën përmes përdorimit të parë gjatë periudhës së kampanjës
Në përfundim të kampanjës, fituesit do të përzgjidhen në mënyrë rastësore përmes platformës Easy Promos.
Për më shumë informata mbi kampanjën, kriteret e pjesëmarrjes dhe përzgjedhjen e fituesve, ju lutem lexoni termat dhe kushtet e plota të kampanjës.