BKT Kosova prezanton ofertën e re për Kredi Konsumuese, të dedikuar për të gjithë pagamarrësit individual.

Përmes kësaj oferte, klientët kanë mundësi të përfitojnë financim deri në 30,000€ me afat kthimi deri në 120 muaj dhe pa kolateral.

Kushtet e kampanjës

  • Shuma maksimale e kredisë: 30,000€
  • Norma nominale e interesit: 5.99%
  • Norma efektive e interesit: 6.27%
  • Afati i kthimit: Deri në 120 muaj (10 vjet)
  • Shpenzimet administrative: 0.50%
  • Kolaterali: Nuk kërkohet
  • Përfituesit: Të gjithë pagamarrësit individualë
  • Periudha e kampanjës: 1 nëntor – 31 dhjetor 2026
  • Lloji i kredisë: Kredi Konsumuese

Shembuj dhe sqarime:

EUR 10,000 EUR 20,000 EUR 30,000
Norma nominale e interest* 5.99% 5.99% 5.99%
Norma efektive e interesit 6.27% 6.27% 6.27%
Periudha kohore 120 120 120
Kësti mujor 110.97 221.94 332.91
Shpenzime administrative 0.50% 0.50% 0.50%
Shuma totale e kredisë që duhet të shlyhet deri ne fund të afatit kontraktual 13,317 € 26,633 € 39,950 €

 

*Norma nominale e interesit është 5.99%, fikse për 7 vitet e para. Pas kësaj periudhe, aplikohet norma variabile e interesit Euribor + 5.49%, por jo më pak se 5.99%. Norma efektive e interesit është 6.27%.

Për më shumë informacione rreth kushteve të financimit dhe procedurave të aplikimit, ju ftojmë të vizitoni degën më të afërt të BKT Kosova.

BKT Kosova – Ne jemi gjithmonë këtu!

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android