Blerja e një shtëpie apo banese është një nga vendimet më të rëndësishme për të ardhmen. Për t’ju mbështetur në realizimin e këtij plani, BKT Kosova prezanton ofertën e re të kreditimit deri në 500,000€, për blerje te Partnerët Ndërtues të Bankës.
Kushtet e kredisë:
- Shuma maksimale e kredisë deri në 500,000 EUR
- Norma nominale e interesit: Duke filluar nga 5.99%
- Norma efektive e interesit: Duke filluar nga 6.46%
- Kohëzgjatja e kredisë deri në 180 muaj
- Pjesëmarrja minimale e klientit: 5,000 EUR
- Shpenzime administrative: 1.00%
- Hipotekë vetëm banesa/shtëpia e financuar nga banka
Norma e interesit është fikse për 5 vitet e para, ndërsa më pas aplikohet Euribor + 5.49%, por jo më pak se 5.99%.
SHEMBUJ ILUSTRUES TË FINANCIMIT
| Kredi për Banese | EUR 500,000 | EUR 200,000 | EUR 100,000 |
| Norma variabile e interesit1 | 5.99% | 5.99% | 5.99% |
| Norma efektive e interesit2 | 6.46% | 6.46% | 6.46% |
| Periudha kohore | 180 | 180 | 180 |
| Kësti mujor | 4,218.24 | 1,687.30 | 843.65 |
| Shpenzime administrative | 1.00% | 1.00% | 1.00% |
| Shuma totale e kredise që duhet të shlyhet deri ne fund te afatit konraktuale3 | 759,284€ | 303,712.54 | 151,856.77 |
Oferta është e vlefshme për të gjithë klientët pagëmarrës në sektorin privat.
1Norma variabile e interesit nënkupton normën e interesit të shprehur si përqindje e ndryshueshme e aplikuar në bazë vjetore në shumën e aprovuar të kredisë.
2Norma efektive e interesit përfshin edhe koston e sigurimit 1 vjecar Gold.
3Në koston totale nuk është përfshirë shpenzimet noteriale, sigurimi, vlersimi i pronës dhe shpenzimet komunale.
Për të parë listën e Partnerëve Ndërtues të BKT Kosova, klikoni këtu.
Vlefshmëria e ofertës: 16.10.2026 – 20.11.2026
Oferta aplikohet vetëm për klientët që zgjedhin sigurimin e jetës. Klientët që nuk zgjedhin sigurimin e jetës nuk mund të përfitojnë nga kjo ofertë dhe për ta vlejnë normat e interesit sipas çmimores në fuqi dhe marrëveshjeve me partnerët.
Për më shumë informacion rreth ofertës dhe kushteve të aplikimit, ju ftojmë të vizitoni degën më të afërt të BKT Kosova.