Alper Hakan Yüksel u diplomua në Departamentin e Inxhinierisë Industriale në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (METU) në Turqi, në vitin 1991. Ai e pasuroi formimin e tij akademik me një titull MBA nga Universiteti Işık (2015) dhe ka përfunduar Programin e Lidershipit në Harvard Business School – John F. Kennedy School of Government (2010).

Karrierën bankare e nisi në vitin 1991 në Interbank Turqi. Pas përfundimit të Programit për Trajnimin e Menaxherëve (Management Trainee), ai shërbeu si Menaxher i Llogarive deri në vitin 1993, duke menaxhuar një portofol të rëndësishëm klientësh korporativë.

Në vitin 1993, Z. Yüksel iu bashkua Citibank Turqi si Menaxher i Marrëdhënieve (Relationship Manager), pozitë të cilën e mbajti deri në vitin 2000. Gjatë kësaj periudhe, ai u fokusua në zhvillimin e zgjidhjeve bankare të personalizuara për nevojat financiare të korporatave. Eksperienca e tij ndërkombëtare u konsolidua ndërmjet viteve 2000 dhe 2002, kur shërbeu si Drejtues i Bankingut të Korporatave në Citibank Bullgari, duke udhëhequr ngritjen dhe menaxhimin e aktiviteteve të bankës në këtë shtet. Pas rikthimit në Turqi, nga viti 2002 deri në 2008, ai mbajti pozita të larta drejtuese në Citibank, duke udhëhequr transaksione financiare komplekse dhe duke zgjeruar praninë e bankës në treg.

Në vitin 2008, ai u emërua Drejtues i Bankingut Komercial për vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në Barclays Bank, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në këtë rol, ai ishte përgjegjës për bankingun e korporatave, institucionet financiare dhe sektorin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) në të gjithë rajonin e Gjirit deri në vitin 2011.

Rrugëtimi i tij vijoi në Akbank Turqi (2011–2015), ku shërbeu si Drejtues i Bankingut të Korporatave dhe Investimeve. Përveç aktiviteteve ekzekutive, ai mbajti role në borde drejtuese dhe mbikëqyri filialet e huaja të bankës në Gjermani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android