Znj. Ayşegül Adaca Oğan iu bashkua BKT-së si Anëtare Bordi në 25 Tetor 2017. Ajo ka kryer studimet B.Sc. për Inxhinieri Civile në Universitetin e Bosfor-it në Turqi, dhe M.Sc. për Drejtim Inxhinierik në Universitetin e Stanford-it në SHBA. Znj. Oğan ka 17 vjet eksperiencë në bankingun individual, dixhital dhe sistemet e pagesave. Ajo mori detyra drejtuese në 3 banka kryesore tregtare në Turqi dhe ka punuar në industrinë e financimit konsumator në SHBA. Përpara se t’i bashkohej Bordit Drejtues të BKT-së, ajo ishte Drejtore e Grupit të Bankingut Individual në Aktif Bank, ku ishte përgjegjëse për praktikat e përgjithshme të bankingut individual, huadhënien individuale, bankingun dixhital, sistemet e pagesave dhe komunikimin e korporatës.

Na Kontakto

+383 38 666 666