Z. Gürol Güngör mori gradën e tij universitare nga Departamenti i Inxhinierisë Industriale të Universitetit Teknik të Stambollit dhe graden Master në Banka nga Universiteti Marmara. Z. Güngör ka një përvojë 21 vjeçare në bankingun individual, sistemet e pagesave, transferimin e parave, sigurimet si dhe zhvillimin e teknologjive financiare. Ai ka mbajtur përgjegjësi menaxheriale në banka tregtare, financimin e kredive konsumuese, transfere të parave dhe në kompani të sistemit të pagesave në Turqi. Para se të anëtarësohej në Bordin e Drejtorëve të BKT-së në Kosovë, ai ishte Nënpresident Ekzekutiv i Koordinimit të Shitjeve të Bankingut Individual dhe Kompanive Filiale të Aktif Bank, anëtar bordi dhe anëtar i komitetit ekzekutiv të UPT Ödeme Hizmetleri A.Ş., N Kolay Ödeme Kuruluşu A.Ş., Sigortayeri Sigorta ve Reasürans Brokerlik A.Ş., Pavo Teknik Servis Elektrik Elektronik San.Tic. A.Ş. dhe anëtar i komitetit ekzekutiv të Echo Bilgi Yönetim Sistemleri A.i.  Z. Gürol Güngör iu bashkua BKT Kosovës si Anëtar i Bordit në Shtator, 2019.

Na Kontakto

+383 38 666 666