Inan zotëron mbi 7 vjet përvojë udhëheqëse në sektorin bankar, duke drejtuar funksione kyçe si Thesarin (Treasury), Menaxhimin e Aktiveve dhe Detyrimeve (ALM), Tregtimin (Trading), Njësinë e Marketingut të Thesarit (TMU), Institucionet Financiare, si dhe Bankimin Privat dhe atë Individual (Retail Banking). Ai mban titullin Master në Inxhinieri Financiare dhe Menaxhim të Rrezikut, si dhe ka përfunduar programin ekzekutiv “Transition to General Management” në institucionin prestigjioz INSEAD.

Rrugëtimi i tij në BKT Kosova nisi në korrik të vitit 2018 me themelimin e Departamentit të Institucioneve Financiare. Brenda të njëjtit vit, ai mori drejtimin e Thesarit, duke riorganizuar me sukses këtë funksion dhe duke u bërë pjesë e Menaxhmentit Ekzekutiv të Bankës. Në qershor të vitit 2020, Z. Inan themeloi Departamentin e Bankimit Privat nën markën “Premier”, ndërsa nga prilli i vitit 2026, ai udhëheq Grupin e Bankimit Individual.

Në kuadër të Bankimit Privat, ai udhëhoqi lansimin e kartelës së kreditit “Premier” për klientët High-Net-Worth, duke pasuruar portofolin premium të bankës. Përmes drejtimit të Institucioneve Financiare, ai zgjeroi praninë ndërkombëtare të institucionit duke krijuar marrëdhënie korrespondente në mbi 20 shtete, siguroi anëtarësimin në BAFT dhe kontribuoi në fitimin e mbi dhjetë çmimeve prestigjioze nga publikime financiare ndërkombëtare.

Gjithashtu, si anëtar i Komitetit të Qëndrueshmërisë, Z. Inan inicioi agjendën e qëndrueshmërisë së Bankës, duke integruar praktikat e përgjegjshme bankare në prioritetet strategjike të institucionit.

Përveç angazhimeve ekzekutive, ai shërbeu për katër vite si Kryetar i Komitetit të Thesarit në Shoqatën e Bankave të Kosovës. Gjatë këtij mandati, ai luajti një rol vendimtar në adresimin e sfidave kritike të sektorit bankar, veçanërisht gjatë dhe pas periudhës së pandemisë COVID-19.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android