Znj. Buxhovi Ahmetaj ka diplomuar në Menaxhim Biznesi në Prishtinë dhe ka përfunduar studimet master në Lidership në Universitetin e Liverpool-it, në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo e ka filluar karrierën e saj profesionale në menaxhim biznesi në Londër dhe e ka nisur karrierën bankare në vitin 2005 në Raiffeisen Bank Kosovë.
Në vitin 2008, ajo iu bashkua Bankës Kombëtare Tregtare Kosovë, ku ka mbajtur pozita të ndryshme të menaxhmentit të lartë, përfshirë Drejtuese e Rrjetit të Degëve dhe Drejtuese e Menaxhimit të Produkteve të Pasivit dhe Komunikimit të Korporatës. Në vitin 2019, ajo mori rolin e Drejtueses së Grupit të Bankingut Individual.
Znj. Buxhovi Ahmetaj është emëruar anëtare e Bordit të Drejtorëve të BKT Kosovës në prill 2026.