Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” i xhiros së 7-të në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti Ahmed Januzi i KF Dukagjini (Klinë)
Januzi, përveç golit të shënuar, me paraqitjen e tij kontribuoi që skuadra e tij t’i gëzohet fitores në përballje me FC Drita.
Kjo ishte fitorja e parë e FC Dukagjini në këtë edicion të #BKTSuperliga 2021/22.
Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës nga Klina e dorëzoi Liridona Palushaj, asistent specialiste për shërbime të klientëve, në BKT, Zyra Qëndrore
Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android