Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”.

Ky çmim për xhiron e 30-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Dukagjini (Klinë), Altin Merlaku.

Kapiteni i skuadrës Klinase pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren që KF Dukagjini (Klinë) e arriti para tifozëve të vet kundër Gjilanit, me rezultat 2:0.

Altin Merlaku realizoi të dy golat në fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës së Armend Dallkut në luftën për mbijetesë.

Ai shënoi dy herë brenda tre minutash, duke e vendosur çështjen e fituesit, në minutat 33 dhe 36, nderisa gjatë tërë ndeshjes u dallua me angazhim dhe kreativitet.

Pas kësaj fitoreje Dukagjini i rrit shpresat për t’iu shmangur pozitës që dërgon në barazh. Aktualisht ka 36 pikë, aq sa ka edhe Drenica në pozitën e 7-të.

Çmimin “YLLI I JAVËS” për futbollistin e KF Dukagjini e dorëzoi Endrit Zenunaj, Specialist në BKT.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android