Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 31-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti i FC Ballkani, Ermal Krasniqi.

Për 23-vjeçarin e portokallezinjve nga Suhareka, kjo është hera e tretë brenda këtij edicioni që e fiton këtë çmim, por hera e parë në stinorin pranveror. Ai ishte shpallur më i miri edhe në xhiron e 2-të dhe në xhiron e 11-të. Krasniqi ishte ndër lojtarët më të mirë të këtij edicioni dhe një paraqitje mbresëlënëse e pati edhe në ndeshjen e javës së 31-të në fitoren kundër Dritës, me rezultat 3:2.

Ai ishte kreator i golit të parë si dhe realizator i golit të tretë, në minutat shtesë, duke qenë përcaktues në arkëtimin e tre pikëve të reja, të cilat e kanë afruar Ballkanin te titulli i parë i kampionit.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e Ballkanit e ndau Artan Cecelia, Menaxher i Departamentit të Shitjes përmes Tregtarëve në BKT.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android