Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”.

Ky çmim për xhiron e 28-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Prishtina, Gauthier Mankenda.

Sulmuesi anësor i bardhekaltërve pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës së tij kundër Malishevës, me rezultat 3:2. Ai përveç se shënoi golin e parë në ndeshje, në vazhdimësi u tregua i rrezikshëm për portën rivale dhe ishte mjaft kreativ në lojë.

Për Mankendan kjo është hera e parë që fiton çmimin “Ylli i Javës” në këtë edicion të garave.

Pas fitores ndaj Malishevës skuadra e Prishtinës është stabilizuar në renditje në pozitën e pestë, me 38 pikë.

Çmimin “YLLI I JAVËS” për futbollistin e FC Prishtina e dorëzoi Besart Zogjani, Menaxher linje në BKT.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android