Me ofrimin e Kartave të Debitit Maestro dhe VISA Electron, BKT është gjithmonë afër jush.

Përparësitë e Kartës së Debitit

  • Praktike, e shpejtë dhe e lehtë në përdorim
  • Ulë rrezikun e humbjes/vjedhjes së parave
  • Mundësi qasjeje në llogarinë tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, pa pasur nevojë të shkoni në degë
  • Tërheqje në çdo ATM në mbarë botën
  • Blerje në të gjitha pikat e shitjes (POS) në Kosovë dhe jashtë saj
  • Kontroll i shpenzimeve dhe mundësi verifikimi për çdo transaksion të kryer me anë të pasqyrës së llogarisë
  • Përveç llogarisë kryesore në EUR ju mund të lidhni kartën me deri në 3 llogari të tjera rrjedhëse me 4 valuta të ndryshme (ALL, USD, GBP dhe CHF)

Përdorimi i kartës së debitit: Në rast se ju nevojiten para ju mund t’i tërhiqni ato në çdo ATM, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, kudo që shihni logon e Maestro dhe Visa Electron.

Karta e debitit BanKomaT është gjithashtu e përdorshme edhe për blerje në terminalet POS (pikë shitjeje) në Kosovë dhe në të gjithë botën. Ju mund të blini në çdo dyqan, supermarket, bar restorant, pompa të derivateve të naftës, etj., pra kudo ku shfaqet logo e Maestro dhe Visa Electron.

Poashtu, kartën mund ta përdorni për blerje në faqet e zgjedhura të internetit. Kartat BanKomaT janë të pajisura me 3D Secure Verified by Visa/MasterCard SecureCode për blerje më të sigurta online në faqet e internetit.

Për çfarëdo ankese apo komenti ju lutem na kontaktoni në +383 38 666 666, e-mail: ks-customerservice@bkt.com.al, apo shkruani letër në Zyrën Administrative, Qyteza Pejton, Rr. Ukshin Hoti,Nr.29, Prishtinë

 

    

Na Kontakto

+383 38 666 666