UPT – Universal Payment Transfer

Shërbimet e transferimit të parave sot plotësojnë nevojat e shumë njerëzve në të gjithë globin. Rrjeti i UPT-ve tashmë operon me rreth 400.000 zyra pagesash, prandaj, është më lehtë ta gjeni afër jush një zyre të UPT-së për të dërguar dhe pranuar para në monedhat EUR dhe USD.

Avantazhet

  • Bën të mundur të pranoni dhe dërgoni shuma të caktuara parash në një rrjet të madh lokacionesh dhe paratë tuaja mund t’i merrni atëherë kur ju keni nevojë dhe aty ku ju gjendeni
  • E bën të lehtë transferimin e parave në të gjithë botën tek familjarët dhe miqtë tuaj kurdo dhe sa herë që ata kanë nevojë.

Me BKT është tepër e lehtë të marrësh para në Kosovë dhe mjafton t’i ndiqni hapat në vijim

  • Informoni dërguesin të kryejë tansfertën përmes UPT-së
  • UPT pastaj dërgon numrin e referencës me një SMS njoftues në numrin e saktë të personit përfitues të dhënë në momentin e aplikimit nga dërguesi
  • Tërhiqni paratë në njërën nga degët tona

Me BKT është tepër e lehtë të dërgosh para nga Kosova dhe mjafton t’i ndiqni hapat në vijim

  • Shkoni në njërën nga degët e BKT-së
  • Tregoni një dokument identifikimi (ID ose Pasaportë)
  • Paguani shumën që doni të transferoni tek përfituesi. Shuma maksimale ditore është 5000 EUR/USD

Më pas, përmes një SMS-i njoftues apo forme tjetër përfituesi do të pajiset me numrin e references me të cilin bën tërheqjen e mjeteve ne vendin ku jeton

NA KONTAKTO

+383 38 666 666

DËRGO E-MAIL

infobktkosova@bkt.com.al