NJOFTIM PËR KLIENTËT

Përditësim i Planifikuar i Sistemit | 4 – 6 Korrik 2025

Me qëllim të modernizimit dhe rritjes së efikasitetit të shërbimeve tona, BKT Kosova do të realizojë një përditësim të planifikuar të sistemit të saj gjatë datave 4 deri më 6 Korrik 2025.

Gjatë kësaj periudhe, mund të ketë ndërprerje apo kufizime të përkohshme në funksionimin e disa shërbimeve, përfshirë:

  • Kartelat bankare të debitit
  • Bankomatët (ATM)
  • POS terminalet
  • Platformat digjitale (BKT Mobile dhe E-Banking)

Gjatë përditësimit, platformat digjitale do të jenë të qasshme, por pa mundësi për kryerje transaksionesh.

Transaksionet me kartat e kreditit nuk do të ndikohen nga ky përditësim.

Ndërprerjet e planifikuara janë si më poshtë:

  • E premte, 4 Korrik 2025 ora 23:00 ndërprerje rreth 45 minuta.
  • E diel, 6 Korrik 2025 (orët e para të mëngjesit), ndërprerje rreth 3 orë.

Ju rekomandojmë që të planifikoni përdorimin e shërbimeve bankare para ose pas kësaj periudhe, në mënyrë që të shmangni çdo vështirësi të mundshme.

Për të siguruar qasje të lehtësuar në fondet tuaja, gjatë ndërprerjes mund të përdorni kartat e kreditit në bankomatët e bankave të tjera në Kosovë, dhe BKT Kosova do të mbulojë komisionin për këto tërheqje.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe besimin tuaj të vazhdueshëm gjatë këtij procesi të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës sonë teknologjike.

Për çdo pyetje, ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në: +383 38 666 666

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android