BKT Kosova njofton klientët se së fundmi janë shpërndarë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten sikur janë dërguar nga banka dhe synojnë të marrin të dhëna personale apo informata bankare të ndjeshme.

Ju lutemi të tregoni kujdes dhe të mos klikoni në linke të dyshimta apo të ndani të dhënat tuaja përmes faqeve që nuk janë kanale zyrtare të BKT Kosova. Ju rikujtojmë se uebfaqja zyrtare e bankës është: https://bkt-ks.com

Mashtrime të tilla zakonisht krijojnë ndjenjë urgjence, duke pretenduar se llogaria juaj ka problem, kërkon verifikim të menjëhershëm. Qëllimi i tyre është t’ju drejtojnë në faqe të rrezikshme dhe të marrin informacionin tuaj konfidencial.

Për sigurinë tuaj, verifikoni çdo komunikim vetëm përmes kanaleve zyrtare të BKT Kosova ose në numrin tonë: +383 38 666 666.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android