Prishtinë, 5 Dhjetor 2024 – BKT Kosova është nderuar për herë të katërt me çmimin prestigjioz “Banka e Vitit 2024 në Kosovë” nga revista prestigjioze financiare ndërkombëtare The Banker.
BKT Kosova ka vazhduar ta përforcoj pozicionin e saj si një nga institucionet lidere financiare në tregun finaciar të Kosovës. Rritja dhe inovacioni i vazhdueshëm, përkushtimi ndaj transformimit digjital, shërbimet e përsosura ndaj klientit si dhe praktikat e qëndrueshme bankare, kanë nxitur suksesin e saj i cili rezultoi edhe në arritjet e vlerësimeve më të larta.
Suat Bakkal, Drejtor Ekzekutiv dhe Anëtar Bordi i BKT Kosova, shprehu nderimin e tij për këtë çmim: “Jemi jashtëzakonisht krenarë që jemi shpallur “Banka e Vitit 2024 në Kosovë” nga The Banker në ceremoninë prestigjioze të ndarjes së çmimeve “Çmimet Banka e Vitit”. Ky vlerësim pasqyron përkushtimin tonë për të tejkaluar kufijtë e bankingut përmes inovacionit dhe shërbimeve të shkëlqyera ndaj klientëve. Gjatë viteve të fundit, kemi punuar me përkushtim për të rafinuar strategjitë tona, për t’iu përgjigjur nevojave në zhvillim të klientëve tanë, andaj ky çmim është një konfirmim i suksesit tonë.
“Me fokus të lartë në transformimin digjital dhe rritjen e qëndrueshme, kemi vendosur prioritet zhvillimin e zgjidhjeve digjitale dhe përqafimin e praktikave bankare miqësore ndaj mjedisit. Zhvillimet e fundit në produktet dhe shërbimet e bankës si dhe në përvojën e klientit janë krijuar për të ofruar shërbime më të shpejta, më të përshtatshme dhe më miqësore ndaj mjedisit. Ndërsa vazhdojmë të përshtatemi me objektivat e zhvillimit në vend, mbetemi të përkushtuar për të formësuar të ardhmen e bankingut për klientët dhe komunitetin tonë.”
“The Banker vlerëson përkushtimin e vazhdueshëm të BKT Kosova për të përmirësuar tutje shërbimet e saj digjitale dhe për të ofruar në vazhdimësi shërbime sa më të mira për klientët e saj, gjithmonë duke investuar në zhvillime të reja të cilat ndikojnë drejt një ekonomie më të gjelbër,” tha Silvia Pavoni, kryeredaktore e The Banker.
Ky çmim nga The Banker thekson rolin e vazhdueshëm të BKT Kosova si një partner strategjik bankar në tregjet financiare vendore dhe ndërkombëtare, duke përmirësuar vazhdimisht shërbimet për individët, korporatat, SME-të dhe ndërmarrjet e vogla.