Menaxhmenti i Lartë

Z. Suat Bakkal ka diplomuar dhe ka magjistruar në Universitetin Bogazici në Turqi dhe ka një përvojë të gjatë në sektorin bankar. Eksperiencën e tij e filloi në vitin 2008, si Menaxher i Marketingut të Korporatave në Aktif Bank. Nga viti 2013 deri në vitin 2014, u emërua në pozitën e Menaxherit të Bankingut të Korporatave, ndërsa nga viti 2014 deri në vitin 2015 ai u emërua në pozitën Menaxher i Degës Kryesore të Aktif Bank. Nga viti 2015 deri në vitin 2018, Z. Bakkal u emërua në detyrën e Drejtuesit të Marketingut të Korporatave. Ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2018, u emërua anëtar i Bordit të Inovaban – Konsulence Financiare dhe Inovative A.S. Në vitin 2018, ai u emërua në pozitën e Drejtorit dhe Kryeshefit Ekzekutiv në BKT Kosova SH.A. dhe poashtu Anëtar Bordi. Aktualisht Z. Bakkal është Anëtar Bordi edhe në Mukafat – Drejtues Asetesh A.S.

Z. Mulaku ka diplomuar në Biznes Financiar në Universitetin e Prishtinës. Z. Mulaku ka një përvojë të gjatë në sektorin bankar ku në vitin 2002 deri në vitin 2003 ka punuar si Trajnues dhe Përkthyes në OSBE. Në vitin 2003, ka filluar karrierën bankare si Zyrtar i Kredive në ProCredit Bank, pastaj në vitin 2005 është emëruar si Kordinator i Nëndegës në po këtë bankë. Nga viti 2007 deri në vitin 2009 ai u emërua në pozitën e Menaxherit Regjional të Korporatave. Ndërsa nga viti 2009 deri në vitin 2010, Z. Mulaku iu bashkua ProCredit Holding në Gjermani, në pozitën e Specialistit të Riskut Kreditor dhe ka qenë përgjegjës për ProCredit në Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni. Z. Mulaku iu bashkua BKT Kosova SH.A në vitin 2010, si Drejtues i Korporatave dhe NVM-ve ndërsa në vitin 2013 ai u emërua në pozitën e Drejtuesit të Grupit të Bankingut të Biznesit dhe Korporatave në BKT Kosova SH.A.

Z. Inan ka diplomuar në Administrim Biznesi në Universitetin Bilkent në Turqi. Ai ka një diplomë master në Inxhinierinë Financiare dhe Menaxhimin e Rrezikut nga Universiteti Özyeğin. Përvoja e tij në sektorin bankar filloi në vitin 2012, ndërsa ai punonte si Menaxher Ndihmës në FX Trading dhe Menaxhimin e Pasurive dhe Obligimeve nën përgjegjësi të Thesarit në Aktif Bank në Turqi dhe prej 2017 deri 2018 ai u emërua në pozitën Tregtar i Këmbimeve të Jashtme në Departamentin e Menaxhimit të Aseteve dhe Përgjegjësive në Bankën Garanti në Turqi. Në vitin 2018, Z. Inan u emërua si Udhëheqës i Departamentit të Institucioneve Financiare në BKT Kosovë SH.A, ndërsa nga tetori i vitit 2018 u emërua në pozitën e Udhëheqësit të Grupit të Thesarit dhe Institucioneve Financiare në BKT Kosovë SH.A.

Z. Ratkoceri, ka diplomuar në Menaxhment dhe Informatikë në Kolegjin Iliria. Z. Ratkoceri ka një përvojë të gjatë në sektorin bankar ku karrierën e tij e filloi në vitin 2001 si Administrator i Programit dhe Asistentit të Financave në IOM (Organizatën Ndërkombëtare për Migrim). Nga viti 2002 deri në vitin 2004 ai punoi në Raiffeisen Bank Kosova J.S.C në pozitën Mbikqyrës i Operacioneve, nga viti 2004 deri në vitin 2005 ai u emërua ne pozitën e Zyrtarit të Kredive në ProCredit Bank, nga viti 2005 deri në vitin 2007 Z. Ratkoceri punoi si Menaxher i Administratës dhe Financave në Union Commerce. Nga viti 2007 deri në vitin 2009 iu rikthye sektorit bankar në pozitën Drejtues i Vlerësimit të Riskut të Kredive në ProCredit Bank. Në vitin 2009, iu bashkua BKT Kosova SH.A. si Menaxher i Departamentit të Kredive të Korporatave dhe Tregtisë. Në vitin 2017, Z. Ratkoceri u emërua Drejtues i Grupit të Menaxhimit të Riskut, ndërsa në vitin 2018, u emërua Drejtues i Grupit të Menaxhimit te Kredive dhe Ligjor në BKT Kosova SH.A.

Z. Skeja ka diplomuar në Baçelor dhe Master në drejtimin Banka Financa dhe Kontabilitet, duke vazhduar më tej në shkallën doktoratë në të njëjtin drejtim ku aktualisht është PHD kandidat në Universitetin Shtetëror të Tetovës.Karrierën e tij e filloi si Drejtues i Zyrës së Cilësisë dhe Kontrollit të Brendshëm në Universitetin e Prizrenit, duke qenë i inkuadruar edhe në procesin akademik. Nga viti 2012, iu bashkua BKT Kosovës në Departamentin e Auditimit të Brendshëm si Asistent Auditor, duke vazhduar pastaj si Asistent Auditor i Autorizuar. Ndërsa nga viti 2015, u emërua në pozitën Asistent Manager në Departamentin e Kontabilitetit dhe Kontrollit Financiar. Në vitin 2016, u emërua në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Menaxherit të Departamentit ndërsa po në të njejtin vit deri ne vitin 2018, Z. Skeja kreu detyrën e Menaxherit të Departmentit të Kontabilitetit dhe Kontrollit Financiar. Në vitin 2018, Z. Skeja u emërua në pozitën Drejtues i Grupit të Kontabilitetit dhe Kontrollit Financiar në BKT Kosova SH.A.

Z. Xhafaj ka diplomuar në Menaxhment në Universitetin e Stambollit dhe ka magjistruar në Studime Ekonomike Evropiane në Universitetin e Tiranës. Z. Xhafaj ka një përvojë të gjatë pune në sektorin bankar, si dhe një eksperiencë 3 vjecare në fushën e telekomunikacionit. Karrierën e tij profesionale e filloi në vitin 2002, në Departamentin e Auditimit te Brendshëm në BKT Shqipëri, në pozitën e Asistent Auditorit të Brendshëm, ku edhe u promovua në vitin 2008 në pozitën e Zëvëndës Drejtorit, pozitë të cilën e mbajti deri në vitin 2012. Gjatë kësaj kohe ai po ashtu u angazhua në pozitën e sekretarit të Bordit të Drejtorëve të BKT Shqipëri. Nga viti 2012 deri në vitin 2015, Z. Xhafaj u emërua në pozitën e Drejtorit të Auditimit të Brendshëm në kompaninë e telekomunikacionit Albtelecom Sh.a., ku edhe themeloi funksionin e Auditimit të Brendshëm në këtë kompani. Në vitin 2015, ai u emërua Drejtues i Grupit të Auditimit të Brendshëm në BKT Kosova SH.A. Krahas kualifikimeve të ndryshme në sektorin bankar, Z. Xhafaj zotëron edhe certifikatën ndërkombëtare të profesionit të Auditimit të Brendshëm CIA (Certified Internal Auditor).