Sigurimi i shëndetit në udhëtim

Kjo policë sigurimi mbulon shpenzimet emergjente mjekësore dhe shpenzimet e riatdhesimit deri në vlerën maksimale të shpenzimeve të përcaktuar në formularin e policës së sigurimit si dhe në përputhje me zonën e zgjedhur të mbulimit, në rast emergjence shëndetësore të shkaktuar si pasojë e një aksidenti apo sëmundje të papritur dhe të menjëhershme të ndodhur jashtë territorit të Kosovës gjatë periudhës së mbulimit në sigurim të personave të siguruar. Emeregjencë konsiderohet gjendja që mund të konstatohet në rast aksidenti, ose fillimi apo përkeqësimi papritmas i një sëmundje të rëndë që rezulton në gjendje mjekësore që kërcënon në mënyrë të menjëhershme shëndetin, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave mjekësore urgjente. Kjo policë sigurimi nuk e mbulon Kosovën.

 

Zonat e mbuluara janë:

Zona A mbulim gjithe bota, shuma e siguruar 10,000€.

Zona B mbulim gjithe bota perjashtuar SHBA dhe Kanada, shuma e siguruar 10,000€.

Zona C mbulim Europa perfshire Turqia dhe Ballkani, shuma e siguruar 30,000€.

Zona D mbulim Shqiperi, Maqedoni, Mali i zi, dhe Turqi, shuma e siguruar 5,000€.

 

Primet e sigurimit sipas zonave dhe ditëve të mbuluara. Mbi këto prime aplikohet zbritje 10%.

 

                                          Primet/Cmimet
Periudha e mbuluar Zona A Zona B Zona C Zona D
1- 3 dite 10.00€ 7.00€ 5.00€ 2.00€
4 – 7 dite 20.00€ 10.00€ 7.00€ 4.00€
8 – 15 dite 25.00€ 20.00€ 15.00€ 10.00€
16 – 30 dite 36.00€ 30.00€ 24.00€ 17.00€
31 – 45 dite 54.00€ 45.00€ 36.00€
46 – 60 dite 72.00€ 60.00€ 48.00€
61 – 90 dite 108.00€ 90.00€ 72.00€
91- 180 dite 216.00€ 180.00€ 144.00€
181 – 365 dite 250.00€ 217.20€ 200.00€
                                                                         Mund të sigurohen personat nën 65 vjec.

 

Në rast të aksidentit apo sëmundjes akute, paraqisni Policën e Sigurimit Shëndet në udhëtimit dhe kërkoni nga personeli shëndetësor i spitalit dhe/ose të afërmit që ju shoqërojnë të njoftojnë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosovë brenda 48h, përmes tel: +383 (0) 240 241 çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:30 ose përmes e-mail adresave si më poshtë (24/7). info@uniqa-ks.com, demet.shendetsore@uniqa-ks.com.

Sigurimi nga aksidentet personale dhe lejeqëndrim

Kjo policë mbulon shpenzimet e mjekimit, invaliditetin dhe humbjen e jetës si pasojë e aksidentit të ndodhur brenda territorit te Kosovës. Përsoni është i mbuluar me sigurim 24/7.

Mbulimet janë te përcaktuara sipas limiteve;

Shpemzimet mjekësore deri në 50€

Kompenzim ditor 5€ dita-maksimumi mbulohen 90 ditë

Invaliditeti dhe humbja e jetës 2,000€

Primi vjetor për person 20€Çdo ngjarje si pasojë e aksidentit që mund të çojë në një kërkesë për pagesë/përfitim sipas kësaj police, duhet ti njoftohet brenda 30 ditësh nga ndodhja. Njoftimi mund të bëhet përmes tel: +383 (0) 240 241 çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:30 ose përmes e-mail adresave si më poshtë (24/7). info@uniqa-ks.com, demet.shendetsore@uniqa-ks.com.

 

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android