Privatësia

Kjo faqe interneti ku ju keni hyrë, www.bkt-ks.com, është faqja zyrtare në internet e Bankës Kombëtare Tregtare Kosovë SHA. Në këtë faqe, përdoruesi mund të hasë në forma apo formularë të ndryshëm aplikimi apo raportimi (për shembull: Aplikimet për punë, aplikim për kartë krediti, por jo vetëm). Në fusha të ndryshme të këtyre formave apo formularëve mund të lindë nevoja për të futur të dhëna personale. BKT siguron çdo përdorues se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, i siguron me sistemin e sigurisë më të lartë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë kategorikisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Ligj për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Nr.03/L-172 datë 31 MAJ 2010).

Gjithashtu përdoruesi pohon vërtetësinë dhe saktësinë e të gjitha të dhënave të plotësuara prej tij/saj, në format apo formularët e ndryshëm. Me plotësimin e çdo forme apo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi pranon të drejtën bankës për përdorimin e brendshëm, vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi të informacioneve të plotësuara si dhe procesimin e mëtejshëm të tyre nga ana e BKT-së.

Bazuar në ligjin Nr.03/L-172 datë 31 MAJ 2010 përdoruesi, nëpërmjet një kërkese, ka të drejtë të kërkojë të shohë të dhënat e tij personale dhënë vullnerarisht, apo të kërkojë korrigjimin e tyre.

Banka në përputhje me Ligjin Nr.03/L-172, datë 31 MAJ 2010, për të qenë sa më transparente me klientët e saj, njofton se nëpërmjet strukturës së shërbimit të Qendrës Kontaktuese do të kontaktojë të gjithë klientët të cilët kanë raportuar një problem/çështje si dhe në përgjigje të ankesave/sugjerimeve. Kjo telefonatë e cila del nga struktura e shërbimit të Qendrës Kontaktuese do të regjistrohet/inçizohet.

Marketingu i Drejtpërdrejtë

Bazuar në pëlqimin paraprak të marrë nga ju në kuadër të Kontratës për Shërbime Bankare, kohë pas kohe, për qëllime promocionale dhe për çfarëdo risie që ne vlerësojmë se është me interes të informoheni, ju do të kontaktoheni me postë, me telefon, postë elektronike, SMS ose mënyra të tjera të telekomunikimit (praktikë e njohur si marketing i drejtpërdrejtë).

Çregjistrimi

Nëse nuk dëshironi të pranoni njoftime të tilla me shkrim, SMS apo E-mail promovues nga banka, ju lusim  të na shkruani në këtë email adresë: ks-cregjistrohu@bkt.com.al, na kontaktoni në numrin tonë të telefonit 038 666 666 ose na dërgoni SMS në 50066 me teksin “JO SMS”.

Gjithashtu, ju mund të dorëzoni kërkesën tuaj me shkrim  në ndonjërën nga degët e BKT-së. Banka do të kujdeset që më së largu brenda tetë (8) ditëve pas pranimit të kërkesës suaj, të ndalojë përdorimin e të dhënave personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë  dhe, brenda pesë (5) ditëve pasuese,  t’ju informojë me shkrim për aprovimin e kërkesës suaj.

Cookies

Cookies quhen disa te dhëna të thjeshta dhe të vogla të ruajtura në kompjuterin, tabletin ose telefonin tuaj celular kur vizitoni një faqe interneti ose përdorni një aplikacion. Ka cookies që konsiderohen të nevojshme gjatë shfletimit te faqeve të internetit, dhe ka të tilla që përdoren për të mundësuar përdorimin e bankimit elektronik, ndërsa pjesa tjetër e bëjnë faqen më të personalizuar dhe relevante për nevojat dhe përvojat tuaja. Nëse nuk konfirmoni përdorimin e cookies, faqja e internetit ose disa nga pjesët e saj mund të mos funksionojnë siç duhet.

NA KONTAKTO

+383 38 666 666

DËRGO E-MAIL

infobktkosova@bkt.com.al