NJIHUNI ME KARTELËN CONTACTLESS (PA KONTAKT)

Me veçorinë e re Contactless, nuk është më e nevojshme të fusni kartën në terminalin POS, por thjesht ta kaloni mbi të. Blerjet Contactless mund të kryhen vetëm në terminalet POS që kanë të integruar këtë veçori. Këto blerje përveçse pa kontakt kryhen edhe pa PIN për shuma deri në 40 EUR. Për çdo blerje Contactless mbi këtë shumë, duhet të vendoset PIN.

Limiti prej 40 EUR është  vendosur për Kosovë në përputhje me rregullat dhe standartet e kompanive lëshuese të kartave. Limiti i blerjeve pa PIN është i ndryshëm në shtete të ndryshme.

Si mund të përdoret:

Hapi 1: Në momentin e blerjes shikoni nëse terminali POS është i pajisur me logon Contactless

Hapi 2: Mbas vendosjes së shumës mjafton të kaloni kartelën tuaj pranë paisjes POS

Hapi 3: Prisni aprovimin dhe mund të largoheni.

Pyetje të shpeshta:

Cfarë është një kartelë Contactless?

Contactless është një mënyrë e shpejtë, e lehtë dhe e sigurt për të paguar me kartelë në POS terminale deri në një shumë prej 40 EUR, pa qënë nevoja e vendosjes së PIN-it dhe firmosjes së faturës së POS-it.

Ku mund ta përdor kartelën Contactless? A përdoret jashtë shtetit?

Kartela Contactless mund të përdoret kudo, mjafton të shikoni nëse terminali POS është i pajisur me logon, blerja do të bëhet me kontakt (Chip dhe PIN).

Në Kosovë ky limit është 40 EUR. Blerje Contactless mund të kryeni në të gjithë botën në varësi të limit të caktuar nga shteti përkatës.

Sa i sigurtë është përdorimi Contactless?

Veprimet contactless (pa kontakt) gëzojnë të njëjtin nivel të lartë sigurie si veprimet me Chip dhe PIN.

Po nëse dua të bëj një blerje Contactless për diçka që kushton më shumë se 40 EUR?

Të gjitha blerjet mund të kryhen contactless (pa kontakt). Për shuma deri në 40 EUR nuk është e nevojshme vendosja e PIN-it dhe firmosjes së faturës së POS-it. Për blerje mbi 40 EUR blerja mund te kryhet contactless por vendosja PIN është e nevojshme.

 

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android