Qëllimi kryesor për adoptimin e Procedurave Mjedisore është fokusimi në çështjet e mjedisit, që shoqërojnë kreditë dhe investimet, duke rritur kështu shanset për një zhvillim ekonomik mjedisor të pranueshëm ose nxitës, si dhe të minimizojë ekspozimin ndaj riskut financiar / mjedisor.

Objektivat specifike për procedurat e mjedisit janë si më poshtë:

  • Të evidentojnë dhe vlerësojnë ndikimet dhe çështjet mjedisore (si psh. risku dhe detyrimet mjedisore) që shoqërojnë kreditë dhe investimet
  • Të identifikojnë dhe vlerësojnë ndërlikimet financiare që lidhen me çështjet e mjedisit
  • Të maksimizojnë shanset për përmirësimin e mjedisit, të evidentojnë dhe minimizojnë shanset për ndikime mjedisore regresive (si psh ndotjet).
  • T’i kërkojnë huamarrësve që të veprojnë, si hap i parë, në përputhje me rregullat dhe standartet lokale / kombëtare përsa i përket mjedisit, shëndetit dhe sigurisë, duke përdorur, kur është e nevojshme, udhëzuesit e Bankës Botërore si dhe standartet e BE-së për mjedisin.

Politikat Mjedisore të BKT-së

  • BKT financon projekte stimuluese mjedisore që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.
  • BKT sigurohet që: identifikimi, analiza e kredisë dhe mbikqyrja e huave janë realizuar duke i kushtuar nje vëmendje të veçantë faktorëve ekologjike dhe mjedisore, në përputhje me procedurat mjedisore të EBRD-së për bankat lokale,
  • aktivitetet që përfshihen në Listën e Përjashtimeve të IFC-së dhe EBRD-së nuk do të financohen nga BKT.
  • BKT u kërkon huamarrësve dhe kompanive industriale që të veprojnë në përputhje me Rregullat dhe Ligjet e Mjedisit, Shëndetsisë dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës.
Na Kontakto

+383 38 666 666