Me ndihmën e BKT e-banking ju mund të performoni të gjitha transaksionet tuaja bankare, në mënyrë më të lehtë dhe më të shpejtë, me komisione më të ulëta, kudo që keni qasje në internet.

Nëse keni një llogari bankare dhe një kartë debiti apo krediti nga banka jonë, dhe nëse regjistroni telefonin tuaj mobil në sistemin tonë, ateherë ju mund të përdori shërbimin BKT e-Banking pa asnjë procedurë shtesë dhe pa pasur nevojë të vizitoni degën e bankës.

Ju vetëm duhet të klikoni mbi seksionin e-Banking që gjendet në pjesën e sipërme të anës se djathtë në këtë uebfaqe.

Qasja në llogarinë tuaj të BKT e-Banking

BKT aplikon masat më të fundit të sigurisë dhe aplikon solucionet më efikase të sigurisë, në mënyrë që transaksionet tuaja bankare dhe të dhënat tuaja personale të ruhen.

Janë dy mënyra të qasjes në llogarinë e-Banking:

  1. Me numrin tuaj të klientit apo numrin tuaj personal dhe fjalëkalimit
  2. Ose me informacionin e kartës suaj të BKT-së

Imazhi i sigurisë

Pasi të keni dhënë fjalëkalimin tuaj dhe informacionin e kartës suaj, ju do të shihni 4 imazhe të ndryshmë dhe do të kërkohet nga ju të zgjidhni njërën nga to si imazhin tuaj të sigurisë, në mënyrë që të shmangni keqpërdorimet potenciale të Phishing-ut. Pas kësaj, imazhi juaj duhet të paraqitet sa herë që jepni fjalëkalimin tuaj për t’u kyçur.

OTP (One Time Password): Për t’u qasur, ju duhet të jepni edhe OTP, që është një numer katërshifror që e pranoni në telefonin tuaj kur tentoni të kyçeni në llogarinë tuaj të e-Banking.

Ju duhet të jepni gjithë informacionin e kërkuar në mënyrë të saktë, në mënyrë që të performoni transaksione bankare përmes e-Banking.

I njejti informacion përdoret edhe gjatë kyçjes në aplikacionin BKT Mobile.

Për sigurinë tuaj, ju lutemi të rishikoni informacionin e detajuar për udhëzime të sigurisë të vendosur më poshtë.

Procesi i regjistrimit për klientët e rinj që nuk kanë ndonjë kartë debiti / krediti të BKT-së

Ju mund të regjistroheni menjëherë në BKT e-Banking sapo të hapni llogarinë tuaj në bankën tonë. E gjitha që ju nevojitet është të nënshkruani formularin e aplikimit për të regjistruar kodin unik ose për të ndryshuar fjalëkalimin në çdo degë tonën.

Regjistrimi me Kodin Unik do të përdoret vetëm nëse nuk keni kartë debiti/krediti nga BKT dhe ky proces është aktiv vetëm përmes e-Banking.

Kodi Unik është një kod 4-shifror që do të dërgohet në numrin tuaj të telefonit celular i cili është i regjistruar në sistemin e BKT-së. Kodi unik do të jetë i vlefshëm për 24 orë nga lëshimi i tij.
Pas procesit të regjistrimit ju mund të përcillni procesin për të hyrë në e-banking tuaj në çdo kohë.

Shërbimet Bankare dhe Transaksionet

Pa pasur nevojë të shkoni në bankë, ju mund të kryeni të gjitha transaksionet bankare nga llogaria bankare e BKT-së, përveç depozitimit të parave.

Llogaritë

  • Monitorimi dhe gjenerimi i gjendjes së llogarisë
  • Hapja e llogarisë së re
  • Hapja dhe mbyllja e depozitës

Transfertat dhe Pagesat

  • Transferta brenda BKT-së
  • Transferta kombëtare
  • Transferta ndërkombëtare
  • Pagesa për llogaritë e thesarit
  • Pagesa të studentëve
  • Pagesa faturash – KEDS, KUR Prishtina
  • GIRO pagesa

Karta e Kreditit

  • Pranimi i gjendjeve mujore të llogarisë
  • Monitorimi i transaksioneve të fundit
  • Pagesat e kartës suaj apo kartave tjera
  • Ndryshimi i limitit për pagesat online

Kreditë

  • Shuma e këstit mujor
  • Data e pagesës
  • Bilanci i mbetur
  • Data e përfundimit

Shërbime tjera

  • Aplikimi për kredit kartë
  • Shkëmbim parash
  • Shtimi dhe ndryshimi i e-mail adresës
  • Ndryshimi i fjalëkalimit
  • Mbushje elektronike për operatorët e telefoninsë mobile

 

Udhëzimet e sigurisë

Hap udhëzimet e sigurisë për më shumë detaje

Manuali e-Banking

Hap manualin e përdoruesit për më shumë detaje

Na Kontakto

+383 38 666 666