Për tu regjistruar në BKT Business Mobile Banking mjafton të jeni përdorues të Business e-Banking.

Për të aplikuar për Business e–Banking ju lutemi vizitoni degën tonë.

Informatat e nevojshme për tu regjistruar janë

  • Numri juaj i klientit (CIF) dhe Numri i kompanisë tuaj (CIF) dhe pasi te shtypni butonin “Regjistrohu” ndiqni hapat e regjistrimit.
  • Duke përdorur të njëjtin fjalëkalim ju mund te hyni në BKT Business Mobile Banking dhe e-Banking.
  • Duke përzgjedhur ‘Më Kujto’ nuk do të jetë e nevojshme t’i shtypni Numrat e Klientit sa herë hyni në aplikacion.

BKT Business Mobile Banking ofron informacion mbi vendndodhjen e ATM-ve, degës më të afërt të BKT-së, Konvertuesin e Monedhës, Llogaritësin e Depozitave, Llogaritësin e Kredisë, Kursin e Këmbimit, pa pasur nevojë të hyni në aplikacion.

Shërbimi ofrohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.

Me BKT Business Mobile Banking mund të kryeni

  • Pagesa dhe të informoheni mbi llogaritë,
  • Pagesa të kartave të kreditit apo faturave,
  • Rimbushje elektronike të telefonit mobil nga Operatorët Telefonik të listuar,
  • Transferta midis llogarive tuaja, drejt llogarive brenda BKT-së dhe drejt bankave të tjera në Kosovë,
  • Hapje llogarie rrjedhëse dhe të kryeni këmbime valutore,
  • Autorizime transaksionesh të kryera nga financieri juaj

Shkarko Aplikacionin në

Udhezues Perdorimi i BKT Mobile per Bizneset

Hap manualin e përdorimit për më shumë informacion.

Udhëzime rreth sigurisë

Hap udhëzimet rreth sigurisë për më shumë informacion.

NA KONTAKTO

+383 38 666 666

DËRGO E-MAIL

infobktkosova@bkt.com.al