Veçoritë

  • Depozita me afat në ari mund të hapet në valutën XAU (Gram Ari)
  • Interesi përfitohet në datën e maturimit të depozitës, dhe humb nëse fondet tërhiqen para afatit të maturimit të depozitës
  • Depozita me afat në ari u ofrohet klientëve individë
  • Vlera minimale e kontratës duhet të jetë 200 XAU (Gram Ari)

Interesi dhe tatimi në burim

Mbi interesin bankar të ofruar nga Banka, do të mbahet përqindja e tatimit në burim mbi interesin bankar, e miratuar me ligj dhe e aplikueshme në momentin e kreditimit të interesit.

Përfitimet tuaja

Depozita me afat në ari rrit fitimet tuaja duke gjeneruar të ardhura të favorshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së afatizimit.

Si mund të hapni një depozitë me afat në Ari?

Në secilën nga degët e BKT-së në Kosovë, duke sjellur një dokument valid identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë) si dhe duke sjellur një faturë publike me të cilën deshmoni adresën tuaj.

 

Na Kontakto

+383 38 666 666