Llogaria e Kursimit PIKA është llogari shumë fleksibile dhe unike në treg. Kjo llogari ofron mundësinë e deponimit dhe tërheqjes së mjeteve sipas nevojës. Llogaria e kursimit PIKA ofrohet për të gjitha grupmoshat e klientëve dhe hapet vetëm në valutën Euro.

Interesi në llogarinë e kursimit PIKA llogaritet në baza ditore dhe kreditohet në llogari çdo ditë për balancën e një dite më parë.

Në mënyrë që kursimi të jetë më i lehtë dhe i rregullt, llogaria e kursimit PIKA duhet shoqëruar me urdhëresë automatike, shërbim ky që ofrohet falas nga banka.

Logaria e Kursimit PIKA kalkulon interes vetëm për llogaritë të cilat kanë bilanc 10,000 EUR e më shumë, kurse për çdo llogari me bilanc më të ulët nuk do të kalkulohet interes.

Avantazhet:

  • Hapja e Llogarisë së Kursimit falas dhe pa mirëmbajtje mujore
  • Qasje në mjete në të gjitha degët e bankës, E-banking dhe BKT Mobile
  • Interes i lartë i kredituar çdo ditë
  • Lidhje me shërbimin e urdhëresës së përhershme për kursime automatike
  • Kjo llogari ofrohet për fëmijë, të rritur dhe biznese

Si mund të hapni një llogari kursimi, PIKA?

Në secilën nga degët e BKT-së në Kosovë, duke sjellur një dokument të vlefshëm identifikimi (letërnjoftim, pasaportë, ose çertifikatë të lindjes për fëmijë nën moshën 16 vjeç) si dhe duke sjellur një faturë publike me të cilën vërtetoni adresën tuaj.

Na Kontakto

+383 38 666 666