Për herë të parë në treg BKT ka lansuar produktin “Kredia Digjitale” përmes kanaleve BKT Mobile dhe e-banking. Kredia Digjitale është një platformë e zhvilluar për të ju mundësuar aplikim për kredi Online.

Platforma për Kredinë Digjitale ofron shërbim në bazë të teknologjisë më të avancuar, për të ju ofruar mundësinë e aplikimit për kredi duke marrë vendimin e aplikimit në mënyrë automatike pa pasur nevojë të vizitoni degët e BKT-së paraprakisht.

Për të aplikuar për kredi digjitale duhet të jeni përdorues i kanaleve të Bankingut Digjital (e-banking apo aplikacionit BKT Mobile). Nëse ende nuk jeni regjistruar, mund ta bëni menjëherë duke klikuar në fushën e-banking/individ apo duke shkarkuar aplikacionin BKT Mobile në telefonin tuaj.

Kushtet e kredisë:

  • Shuma minimale 500 EUR, kurse shuma maksimale e kredisë është 10,000 EUR
  • Afati i kthimit të kredisë deri në 84 muaj
  • Pa garantues

Kushtet e kualifikimit:

  • Të jeni shtetas Kosovar
  • Individë të moshës 21 deri në 60 vjeç
  • Pagëmarrës në BKT
  • Klientët të cilët kanë kredi apo kartë krediti aktive në BKT në 6 muajt e fundit dhe kanë vullnet të transferojnë pagën në BKT

Dokumentacioni i nevojshëm

  • Klientët të cilët pranojnë pagën në BKT, pa dokument shtesë
  • Klientët të cilët nuk e pranojnë pagën në BKT duhet të sjellin:
    1. Kontratën valide të punës
    2. Gjendjen e llogarisë (minimum për 6 muajt e fundit)
    3. Ndalesën Administrative

Përparësitë e kredisë digjitale:

Aplikoni për kredi digjitale shpejtë dhe të thjeshtë në 4 hapa:

  1. Hapi 1
    Kontrolloni a jeni të kualifikuar për aplikim
  2. Hapi 2
    Identifikohu / Regjistrohu në e-banking apo në BKT Mobile
  3. Hapi 3
    Plotësoni Aplikacionin dhe menjëherë do të pranoni vendimin mbi aplikimin tuaj
  4. Hapi 4
    Vizitoni degën për të nënshkruar marrëveshjen e kredisë dhe derisa jeni ende në degë paratë do t’i keni në llogarinë tuaj

 

 

 

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android