Tani edhe më lehtë me MasterCard Business Debit

MasterCard Business Debit është kartelë debiti e lidhur direkt me llogarinë e kompanisë, e cila u mundëson kompanive përdorimin e saj në vend dhe jashtë vendit. Karta e debitit për biznese ndihmon kompanitë në menaxhimin më të mirë të financave të tyre duke u mundësuar tërheqje të parave të gatshme dhe deponime në bankomatë/ ATM pa pasur nevojë te presin në degë, blerje direkte në POS, transferta, etj.

Shfrytëzimi i kartelave ofron qasje në të holla 24/7.

Veçoritë e kësaj karte janë:

  • Tërheqja e parave të gatshme brenda dhe jashtë vendit
  • Deponimi i parave të gatshme në bankomatë/ ATM
  • Pagesa në POS kudo që është e vendosur shenja MasterCard
  • Blerje në internet
  • Rezervime të ndryshme si hotele, vetura, bileta udhëtimi
  • Kontrollim të bilancit të llogarisë përmes bankomatëve/ ATM
  • Limiti ditor për tërheqje përmes ATM është EUR 600

Kartat janë të pajisura me një numër identifikimi personal (PIN) dhe përdorin teknologjinë CHIP për të ruajtur informacionin.

Ju lutemi na vizitoni në degën më të afërt të BKT-së për të aplikuar për Kartë Debiti Biznesi.

 

NA KONTAKTO

+383 38 666 666