Llogaria rrjedhëse në Ari – jo fizik ofrohet vetëm nga Banka Kombëtare Tregtare në tregun e Kosovës dhe krijon mundësi të shumta në vënien e arit në qarkullim.

Kjo llogari u ofrohet klientëve Individë dhe bizneseve.

Në parim, banka do të funksionojë vetëm me transaksione jo fizike të arit, të cilat mbajnë raportin e pastërtisë/imtësisë 1000/1000. Ndërsa në të ardhmen e afërt synimi i bankës është të zgjërojë këtë veprimtari duke ju ofruar klientëve mundësinë të operojnë edhe me transaksione fizike të arit.

Klienti duhet të ketë një llogari likuide në njërën nga këto valuta: EUR, USD, CHF ose GBP për t’u kredituar në XAU (Gram Ari).

Avantazhet:

  • Hapja e llogarisë në valutën ari falas dhe pa mirëmbajtje mujore
  • Nuk kërkohet balancë minimale
  • Nuk aplikohet komision për konvertim valute
  • Konvertim fleksibil i valutave
  • Kjo llogari ofrohet për të rritur dhe biznese.

Si mund të hapni një llogari rrjedhëse në valutën ari?

Në secilën nga degët e BKT-së në Kosovë, duke sjellur një dokument të vlefshëm identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) si dhe duke sjellur një faturë publike me të cilën vërtetoni adresën tuaj.

 

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android