BKT Kosova lanson shërbimin e ri 3D Secure për blerjet online

Për t’ju mundësuar siguri dhe lehtësi në blerjet tuaja online/në internet, BKT Kosova ka lansuar shërbimin e ri 3D Secure, në bashkëpunim me MasterCard ID Check dhe Verified by VISA.

Shërbimi 3D Secure funksionon duke përdorur FNP – fjalëkalimin njëpërdorimësh (OTP-One Time Password) të sigurisë 3D, të cilin do ta pranoni nëpërmjet SMS-it në telefonin tuaj mobil dhe i njëjti shërben si identifikues unik i juaj në blerjet online/në internet, prandaj ju lutemi të siguroheni për përditësimin e të dhënave të telefonit tuaj pranë bankës, pasi që kjo do t’iu ndihmojë të përfundoni me sukses blerjen tuaj online/në internet.3D Secure është një shërbim automatik i cili rrit nivelin e sigurisë në transaksionet e kryera online/në internet me kartat e debitit dhe kreditit të lëshuara nga BKT Kosova (VISA dhe MasterCard).

Përfitimet

Përfitimi kryesor i shërbimit 3D Secure është mbrojtja e kartëmbajtësve dhe tregtarëve nga kërcënimi i pagesave mashtruese (payment fraud).

Ky është një shërbim falas që siguron një nivel më shtesë sigurie në të gjitha faqet e internetit pjesëmarrëse, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës suaj në internet.

Blerje me 3D Secure

Ju mund të bëni blerje online me siguri të lartë, duke shfrytëzuar mekanizmin 3DSecure në të gjitha site-et pjesëmarrëse në shërbim, ku shfaqet logo e vërtetimit të skemave të pagesave (“MasterCard ID Check” dhe “Verified by VISA”).

Mjaftojnë vetëm 2 hapa të thjeshtë për të realizuar blerjen online/në internet përmes shërbimit të ri 3D Secure:

  • Hapi 1: Kur ju paguani online/në Internet me kartën tuaj të debitit apo kreditit të lëshuar nga BKT, do t’ju shfaqet një dritare në ekranin ku shfrytëzuesi (kartëmbajtësi) duhet të verifikojë numrin e telefonit mobil. Nëse numri që shfaqet në ekran është në rregull, kartëmbajtësi klikon në butonin Vazhdo / Continue.
  • Hapi 2: Pas verifikimit të të dhënave në ekranin e shfaqur dhe pasi të keni klikuar butonin Vazhdo, kartëmbajtësi do të pranojë fjalëkalimin njëpërdorimësh (one-time password) përmes SMS-it, të cilin duhet vendosur në fushën “Fjalëkalimi për një përdorim”:

Nëse koha e validimit të FNP-së ka kaluar, linku “Ri-dërgo fjalëkalimin” / “Resend SMS OTP” do të shfaqet dhe shfrytëzuesi (kartëmbajtësi) mund të ridërgojë kërkesën për pranim të FNP-së së re përmes SMS-it.

Në rastin kur FNP-ja e pranuar përmes SMS-it është në rregull, procesi i verifikimit do të përmbyllet me sukses dhe shfrytëzuesi do të ridrejtohet në site-in e tregtarit në Internet, për të vazhduar tutje me transaksionin.

Na Kontakto

+383 38 666 666