SmartPay është shërbim i cili ofrohet në aplikacionin BKT Mobile dhe shërben për të transferuar para duke përdorur funksionalitetin e Kodit QR.

Transferet përmes kodit QR janë një formë e re e transferimit të parave përmes teknologjisë QR duke përdorur aplikacionin BKT Mobile, e cila do te ofrojë një mundësi tjetër që klientët të realizojnë transaksione pa përdorur para fizike dhe pa pasur nevojë të plotësojnë numrin e llogarisë së përfituesit.

Ky shërbim mundëson transferimin e fondeve  brenda llogarive  individuale në BKT, mençëm, shpejt dhe sigurt duke përdorur Kodin QR.

Avantazhet:

  • Pagesa të menjëhershme
  • Siguri e shkallës së lartë
  • E lehtë për t’u konfiguruar
  • Besueshmëri më e lartë

Si mund të bëni transfere përmes SmartPay QR?

Që të mund të realizoni transfere përmes SmartPay QR, ju duhet të jeni përdorues i aplikacionit apo të regjistroheni në BKT Mobile. Opsioni për këtë shërbim është i disponueshëm në para hyrje të BKT Mobile.

Për tu kyçur në Mobile Banking duhet instaluar aplikacioni nën emrin BKT Mobile në smartphone apo tablet, i cili mund të gjendet në App Store dhe Play Store, përmes linkut: https://ebank.bkt.com.al/BKTMobile/index.html

 

Na Kontakto

+383 38 666 666