Sugjerim konsiderohet çdo propozim, prezantim i një ideje ose mendimi që mund të ndikojë në përmirësimin e produkteve apo shërbimeve të ofruara, duke i bërë ato më të përshtatshme për kërkesat tuaja.

Ankesë konsiderohet një shprehje e pakënaqësisë, raportimin për mos-miratimin apo mos-funksionimin e një produkti apo shërbimi që ofron BKT, në një situatë që mund të verifikohet.

Në mënyrë që produktet dhe shërbimet tona të arrijnë nivelin e pritjeve tuaja, ju mund të dërgoni ankesën/sugjerimin tuaj duke përdorur kanalet e mëposhtme. Për një procesim më të shpejtë dhe përgjigje ndaj rastit tuaj, ju lutemi, jepni të gjitha informatat që keni me detaje të sakta dhe të plota.

Çfarë duhet të përfshij në ankesën time?

  1. Emri dhe mbiemri juaj
  2. Një numër telefoni ose një adresë për korrespondencë me e-mail
  3. Përshkrimi i ankesës me detaje të sakta dhe të plota dhe pritjet tuaja
  4. Nëse është e aplikueshme, dërgo dokumente relevante që mbështesin çështjen tuaj

Për çdo sugjerim ose ankesë mund të na kontaktoni në këto kanale:

  • Telefononi në +383 38 666 666
  • E-mail: ks-customerservice@bkt.com.al
  • Duke u paraqitur në çdo Degë tonën apo në Zyrën Qendrore 
  • Adresa postare: Zyra Qendrore, Qyteza Pejton, Rr. Ukshin Hoti Nr. 29, 10,000 Prishtinë

Banka Kombëtare Tregtare ju siguron që ankesa juaj do të trajtohet me prioritet dhe llogaridhënie sipas rregullave në fuqi.

Na Kontakto

+383 38 666 666