e-Banking për biznese ju ofron mundësinë të kryeni këto shërbime:

Veprimet me Llogarinë

  • Shihni llogaritë e kompanisë
  • Hapni llogari në valuta të ndryshme
  • Shihni historikun e llogarisë tuaj për periudha të ndryshme

Depozitat

  • Përcillni depozitat tuaja
  • Hapni depozita të reja

Kartat e Kreditit

  • Shihni Kartat tuaja
  • Paradhënie
  • Limiti në Internet
  • Aplikimi për Kartë

Kreditë

  • Shikoni historikun e kontratave të kredisë (afatin, këstin, normën e interesit, etj)

Realizoni Transferta

  • Transferta brenda Kosovës
  • Transferta brenda BKT
  • Transferta ndërmjet llogarive
  • Transfertat ndërkombëtare
  • Transferta me BKT Shqipërinë
  • Përcill transfertat hyrëse
  • Shihni historikun e transfertave
  • Transfertat në pritje, etj

Investimet

  • Kryeni këmbimin valutor në monedha të ndryshme
  • Përcillni kursin e këmbimit

Pagesat

  • Pagesat me Uniref
  • Pagesat me GIRO
  • Pagesë Fature (KEDS, KUR)
  • Pagesë Dogane
  • Pagesë Tatimesh dhe Kontributesh
  • Shihni faturat e paguara

Sherbimet (Operatorët IPKO dhe Vala)

  • TV
  • Internet
  • Telefon mobil
  • Të kombinuara

Kontrolli

  • Kontrolloni veprimet tuaja në llogari
  • Shihni aprovimet në pritje
  • Kontrolloni veprimet e kompanisë

Siguria

  •  Shihni të drejtat e përdoruesit
  • Ndryshoni fjalëkalimin
  • Zgjedhni pullën dixhitale
  • Shihni limitet e veprimeve

PROCEDURA E REGJISTRIMIT

  1. Hyni në faqen e internetit: www.bkt-ks.com
  2. Klikoni në butonin “e-Banking – BIZNESET lart në të djathtë dhe më pas klikoni butonin “Regjistrohu Tani”
  3. Vendosni numrin e klientit/kompanisë (CIF)
  4. Plotësoni të dhënat e kartës tuaj të debitit ose të kreditit (vendosni 4 shifrat e fundit të kartës tuaj dhe PIN-in),
    • Në numrin tuaj të mobilit që keni regjistruar në bankë do t’ju vijë një SMS që përmban një fjalëkalim që mund të përdoret vetëm njëherë dhe brenda 2 minutave. Nëse ky fjalëkalim nuk përdoret brenda kësaj kohe, fjalëkalimi bëhet i pavlefshëm dhe procedura e mësipërme duhet të niset nga fillimi

Fjalëkalimi që ju vjen përmes SMS-it do të përdoret për qasje në llogarinë e-banking dhe më pas duhet të ndiqni hapat në vazhdim:

  1. Zgjidhni një fjalëkalim i cili do të përdoret për t’u qasur në e-banking
  2. Zgjidhni pullën dixhitale

Informacion

Nëse ju nuk e dini numrin CIF mjafton të telefononi në Qendrën Kontaktuese 038 666 666. Nëse nuk keni nënshkruar pranë bankës Kontratën e Shërbimeve Bankare, një mesazh njoftues do t’ju shfaqet gjatë regjistrimit në ekran. Për të nënshkruar këtë dokument ju duhet të paraqiteni në degën e BKT-së ku keni hapur llogarinë.

Manuali e-banking për Biznese

Hap manualin e përdorimit për më shumë informata.

Udhëzime rreth sigurisë

Hap udhëzimet rreth sigurisë për më shumë informata.

NA KONTAKTO

+383 38 666 666

DËRGO E-MAIL

infobktkosova@bkt.com.al