Banka Kombëtare Tregtare ju jep mundësinë të merrni informacion të përgjithshëm mbi produktet dhe shërbimet bankare në kohën që dëshironi duke përdorur shërbimin e BKT WhatsApp në numrin +38345141666.

Shërbimi është i hapur për ju nga e Hëna deri të Premten, 08:30-16:30 (përveç vikendeve dhe festave zyrare).

BKT WhatsApp është një platformë mesazhesh për telefonat celularë, e cila ju lejon të shkëmbeni mesazhe pa pasur nevojë të paguani për SMS. Ju duhet të keni qasje në linjë interneti gjatë përdorimit të WhatsApp dhe nuk ka kosto shtesë për dërgimin e mesazheve.

Përse të përdorni BKT WhatsApp?

  • Shpejtësi: Duke kontaktuar nëpërmjet BKT WhatsApp, ju do të keni një shërbim më të shpejtë
  • Pa tarifa shtesë: BKT WhatsApp përdor lidhjen e internetit të telefonit tuaj (4G / 3G / 2G / EDGE ose Wi-Fi) i cili ju lejon të shkëmbeni mesazhe për të kontaktuar me Bankën si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit.

Si të përdorni shërbimin e BKT Whatsapp?

  1. Ruani numrin e BKT WhatsApp +38345141666 në kontaktet e telefonit tuaj. Në mënyrë që të dërgoni mesazhe me BKT WhatsApp, numri duhet të jetë i ruajtur në kontaktet e telefonit tuaj.
  2. Shkarkoni WhatsApp në telefonin tuaj. Aplikacioni është në dispozicion në faqen zyrtare të aplikacionit, në iTunes App Store dhe Google play.
  3. Hapni aplikacionin nga telefoni juaj. Krijoni një llogari WhatsApp që do të jetë i lidhur me numrin e telefonit tuaj. Lejoni WhatsApp për të sinkronizuar kontaktet tuaja në mënyrë që të dërgoni mesazhe.
  4. Pasi të keni hyrë në llogarinë tuaj WhatsApp, ju do të shihni të gjitha kontaktet tuaja që tashmë kanë një llogari WhatsApp, ku do të gjeni edhe BKT WhatsApp.
  5. Zgjidhni nga lista e kontakteve numrin e telefonit të BKT WhatsApp dhe dërgoni mesazhin tuaj rreth informacionit që kërkoni.

Çfarë mund të bëni përmes BKT WhatsApp?

  1. Të gjeni informacion të përgjithshëm lidhur me produktet bankare, oraret dhe adresat e degëve, etj.
  2. Të gjeni informacion për e-Banking dhe Mobile Banking:
    • Të informoheni mbi kushtet e regjistrimit dhe perdorimit
    • Të raportoni një problem mbi hapat e regjistrimit
    • Të raportoni një problem mbi kryrjen e një transaksioni
  3. Të informoheni rreth ATM-ve të BKT-së:
  • Të informoheni mbi vendndodhjen e ATM-së më të afërt
  • Të raportoni një problem mbi ATM-të e BKT
  1. Të informoheni mbi Degët e BKT:
    • Të informoheni mbi oraret e shërbimit të degëve
    • Të informoheni mbi adresën e degëve
    • Të informoheni mbi numrat e kontakteve të degëve
  1. Të raportoni një sugjerim mbi produktet dhe shërbimet e ofruara nga BKT
  2. Të raportoni një pakënaqësi/ankesë mbi produktet dhe shërbimet e ofruara nga BKT
  3. Të njiheni me ofertat e fundit aktive për produktet dhe shërbimet e BKT

Shënim: BKT ju rekomandon të mos ndani informacione/të dhëna personale nëpërmjet shërbimit BKT WhatsApp.

Për të marrë informacion të detajuar, ju lutemi të kontaktoni në shërbimin 24 orë në 7 ditë të javës në numrin e telefonit +38338666666.

NA KONTAKTO

+383 38 666 666

DËRGO E-MAIL

infobktkosova@bkt.com.al