BKT në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut
Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për herë të tretë, BKT-ja organizoi ditën e dhurimit vullnetar të gjakut, ku u mblodhën 30 qese me gjak. BKT-ja shpreson se ky dhurim i gjakut do të ndihmojë në motivimin dhe rritjen e vetëdijes për rëndësinë e dhurimit të gjakut. Suksesi i këtij aktiviteti u pa tek entuziazmi i punonjësve të bankës që mbështetën plotësisht aktivitetin. Numri i dhuruesve të gjakut do të rritet pa dyshim në të ardhmen, bazuar në faktin se ky aktivitet është vendosur në kalendarin e aktiviteteve të zakonshme të Bankës Kombëtare Tregtare.