Veçoritë
- Depozita Elastike mund të hapet në EURO, USD, GBP
- Interesi përfitohet në datën e maturimit të depozitës dhe humb nëse kjo e fundit tërhiqet para afatit
- Depozita Elastike është e pa-rinovueshme automatikisht. Rinovimi i saj mund të bëhet vetëm me kërkesë tuajën.
Përfitimet tuaja
Depozitat me afat i rrisin fitimet tuaja duke gjeneruar të ardhura të favorshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së afatizimit.
Si mund të hapni një depozitë elastike?
Në secilën nga degët e BKT-së në Kosovë, duke sjellur një dokument valid identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë) si dhe duke sjellur një faturë publike me të cilën deshmoni adresën tuaj. Nëse paratë i keni në një llogari rrjedhëse, tashmë mund t’i hapni vetë depozitat tuaja, duke përdorur e-Banking.