Si pjesë e angazhimit të saj ndaj përgjegjësisë sociale, banka edhe këtë vit ka mbështetur Darkën Vjetore të Bamirësisë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane.
Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi darkën e saj vjetore Gala të Bamirësisë me qëllim të mbledhjes së fondeve për: Fondin e Bursave për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, Fondin e Bursave për Fëmijët e Fshatit SOS, dhe “Adopt a Village – School Library Project”.
BKT Kosova vazhdon mbështetjen e saj për kauza të rëndësishme kështu duke luajtur një rol edhe më të madh në komunitetin në të cilin vepron.