• Instrumenti në përputhje me Basel-III i Kapitalit të klasës së dytë (ang: Basel-III, Tier 2) do të
forcojë strukturën e kapitalit të bankës me qëllim që të sigurojë financim për NMVM-të dhe
sektorin e bujqësisë në Kosovë.
• Përveç mbështetjes financiare, Departamenti për Zhvillim i EFSE-së do t’i ofrojë BKT-së edhe
asistencë teknike për të zhvilluar edhe më tej planin e saj të qëndrueshmërisë.

Luksemburg dhe Prishtinë, 01 shtator 2022 – Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) ka mbështetur
BKT Kosovën me kredi të varur prej 15.0 milionë Euro për të ofruar financim të qëndrueshëm për
ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), si dhe për sektorin e bujqësisë.

Si partnerë që nga viti 2013, ky instrument i ri paraqet mbështetjen e tretë rradhazi për Bankën
Kombëtare Tregtare në Kosovë, e cila është në përputhje me Basel-III për Kapitalin e klasës së dytë, i cili
do të forcojë dhe optimizojë strukturën e përgjithshme të kapitalit të bankës. Duke financuar tashmë më
shumë se 1,500 klientë, banka është mirë e pozicionuar për të mundësuar financim më të zgjeruar për
sipërmarrësit. Kjo mbështetje e re do t’i mundësojë bankës të diversifikojë portofolin e saj duke forcuar
ofertën e produkteve dhe shërbimeve për NMVM-të. Për më tepër, mbështetja do të rrisë kapacitetin e
bankës për kreditim bujqësor, veçanërisht për fermerët rural në mbarë Kosovën.

Departamenti për Zhvillim i EFSE-së do të zgjeroj më tej mbështetjen e saj duke shtyer tutje planin e
qëndrueshmërisë së bankës ku, ndër të tjera, faktorët mjedisorë dhe socialë do të integrohen në
operacionet thelbësore të organizatës. Si një nga partnerët e parë të angazhuar në mënyrë aktive në
përmirësimin e qasjeve të tyre të qëndrueshmërisë, Departamenti për Zhvillim i EFSE do të mbështesë
gjithashtu bankën në publikimin e raportit të qëndrueshmërisë në të ardhmen e afërt.
Kryesuesi i Bordit të EFSE-së, Klaus Müller, tha: “BKT Kosova ka dëshmuar të jetë partner strategjik në
ofrimin e financimit vital për NMVM-të – shtylla kryesore e ekonomisë së vendit. Ky instrument i ri dhe
përqendrimi i shtuar në qëndrueshmëri do të kontribuojë tutje në avancimin e misionit të EFSE-së për të
promovuar prosperitetin ekonomik në të gjithë rajonin.

Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit të BKT Kosova me këtë rast tha: “Me këtë marrëveshje,
ne po e zgjerojmë bashkëpunimin tonë të frytshëm dhe po hapim mundësi shtesë për klientët tanë,
ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të zhvilluar biznese dhe forcuar pozicionin e tyre konkurrues
përmes këtyre fondeve. Si partner në këtë marrëveshje, fokusi ynë kryesor është fuqizimi i bizneseve me
mjetet e duhura për rritje të qëndrueshme. Ne urojmë një partneritet afatgjatë i cili do të ketë ndikim
pozitiv, të fortë dhe të qëndrueshëm.”

Rreth EFSE
Fondi Evropian për Evropën Juglindore, është një fond investimi me ndikim të madh i krijuar në vitin
2005, i cili synon të nxisë zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik në Rajonin e Evropës Juglindore duke
investuar në suksesin e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, si dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës
për individët. Duke qenë se qasja në shërbimet financiare është çelësi për zhvillimin e këtij segmenti, EFSE
fokusohet për të ndihmuar sektorët financiarë lokal për të rritur mundësitë e financimit për këtë grup të
synuar. Krahas aktiviteteve të saj të investimit nëpërmjet partnerëve lokal, EFSE e shumëfishon ndikimin
e saj nëpërmjet Departamentit për Zhvillim, i cili ofron asistencë teknike, trajnime dhe mbështetje të tjera
jofinanciare për sipërmarrësit dhe institucionet.
EFSE është iniciuar nga Banka për Zhvillim KfW, me mbështetjen financiare të Ministrisë Federale
Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Komisionit Evropian. Si partneriteti i parë
publiko-privat i këtij lloji, EFSE e merr kapitalin e saj nga agjencionet donatore, institucionet financiare
ndërkombëtare dhe investitorët institucional privat.
Finance in Motion GmbH, Gjermani, shërben si këshilltar i EFSE-së dhe Hauck & Aufhäuser Fund Services
S.A., Luksemburg, vepron si menaxher.

Për më shumë mbi Fondin Evropian për Evropën Juglindore, ju lutemi vizitoni: www.efse.lu
Për më shumë mbi Finance in Motion, ju lutemi vizitoni: www.finance-in-motion.com

Rreth BKT Kosova
BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si banka me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka
krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese
produktesh dhe shërbime bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të
klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrjeve, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në
njohjen si një partner bankar global. Për BKT Kosovën, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i
përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, andaj duke e bërë këtë, banka përkushtohet të rrisë vlerën
e saj afatgjate, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Në kuadër të
qasjes së saj të qëndrueshmërisë, BKT Kosova fokusohet që në vazhdimësi të vendosë vlerat e saj
korporative dhe parimet bazë të qëndrueshmërisë në strategjinë e saj të biznesit.

Për më shumë: www.bkt-ks.com

Kontakti për media nga EFSE
Merle Roemer
Menaxher, Marketing & Komunikim
Email: press@efse.lu
Tel: +49 (0)69 271 035-470

Kontakti për media nga BKT
Muharrem Inan
Drejtues i Grupit të Thesarit, Institucioneve Financiare dhe Bankingut Privat
Email: minan@bkt.com.al
Tel: +383 38 22 36 36 385

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android