Si në çdo vend në botë ashtu edhe në vendin tonë, pandemia COVID-19 ka shënuar ndikim negativ në ekonominë e vendit duke shkaktuar rënie të likuiditetit të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla, dhe të Mesme (NMVM) pavarësisht aktivitetit. Natyrisht, kjo së pari ka prekur aktivitetet të cilat për shkak të pandemisë janë detyruar të punojnë me kapacitet të zvogëluar apo të mbyllen në tërësi.

Si përgjigje ndaj situatës pandemike nga COVID-19, Qeveria e Kosovës (QK) ka miratuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike , një ndër masat e së cilës është sigurimi i likuiditetit financiar përmes skemës garantuese të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK).

 QËLLIMI I DRITAREVE TË PAKOS SË RIMËKËMBJES 

  • Qasja në financa për ndërmarrjet e ndikuara nga kriza si dhe ndërmarrjet me rëndesi strategjike për ekonomine e Republikës së Kosoves;
  • Rritja e likuiditetit për NMVM-të.  

PËRFITUESIT PËRFUNDIMTAR

Adresimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike bëhet përmes krijimt të dritareve garntuese për sektorë dhe segmente të caktuara të ndikuara nga kriza e shkaktar nga COVID-19.

Dritaret garantuese brenda kësaj Pakoje pritet të mbështesin qasjen në financa për NMVM-të të ndërlidhura me:

  1. Prodhimin 
  2. Agrobizneset 
  3. Shërbimin 
  4. Tregtinë 
  5. Gratë në biznes 
  6. Start up 

CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN? 

Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:

  • NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni;
  • NMVM-të që kanë regjistrimin e biznesit dhe numrat fiskalë;
  • Fermerët me Numër Identifikues të Farmerit;
  • Një huamarrës i kualifikuar duhet të jetë të paktën pesëdhjetë për qind (50%) në pronësi të qytetarëve privatë ose banorëve të përhershëm të Kosovës;
  • NMVM–të që kanë më pak se 250 punonjës;
  • NMVM-të që kanë dëshmuar historië pozitive kreditore (Klasifikimi – Standard A);
  • NMVM-të që kanë pasur perfomancë të mirë financiare para pandemisë.

KARAKTERISTIKAT, CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA PRE? 

Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e PRE-së:

  • Shuma maksimale e kredisë është 1,000,000 EUR;
  • Shuma maksimale e garancisë është 250,000 EUR – 500,000EUR*;
  • Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 84 muaj;
  • Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues.

* shuma maksimale e garancisë për sektorin e prodhimit është deri në 500,000EUR

CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË? 

  • Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 80% të kryegjësë së kredisë. Rritja e përqindjes së garancisë nga 50% në 80%;
  • Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 30%;
  • Tipi i garancisë: Një shfrytëzim;
  • Periudha e përfshirjes: Një vit (deri 31 dhjetor 2021)

CILAT JANË PËRFITIMET? 

Për NMVM-të

  • Rritje e qasjes në financa
  • Potencialisht norma preferenciale të interesit
  • Reduktim i kolateralit
  • Kohë më e shpejtë e përpunimit të kërkesave për kredi
  • Qëndrueshmëri e biznesit-mundësi e dyte

 CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?

Huamarrësi potencial (NMVM) nuk aplikon për garanci por aplikon për kredi në njërën nga Institucionet Partnere Financiare (shih përgjigjen në pikën Ndërmjetësuesit) të FKGK-së.

Institucioni Partner Financiar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse kompania i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë vet Institucioni Financiar përkatës do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së.

 

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android