Llogaria e Pagesës me Shërbime Bazike ofron:

  • Llogari rrjedhëse bazike;
  • Depozitimin dhe Tërheqjen (ATM brenda dhe jashte objektit dhe Degët e BKT-së);
  • Debitim Direkt;
  • Urdhëresa Automatike;
  • Pagesat në internet në Kosovë;
  • Pagesat ne POS në Kosovë;
  • Transfertat e kreditit brenda bankës (Degët e BKT-së dhe kanalet E/M-banking).

 

Kushtet e përgjithshme për klientet me Llogari të Pagesës me Shërbime Bazike janë:

  • Për t’u kualifikuar për këtë llogari, ju nuk duhet të keni asnjë llogari tjetër pagese me shërbime bazike në bankat tjera.
  • Klienti mund të zgjedh të ketë Llogari Pagese me Shërbime Bazike ose Llogari Rrjedhëse por jo të dyja njëkohësisht, ku në të dyja rastet mund të ketë Llogari Kursimi dhe Depozitë me Afat.
  • Banka do të aplikojë tarifa standarde për të gjitha shërbimet që nuk mbulohen nga rregullorja e Bankës Qendrore për Llogaritë e Pagesave me Shërbimet Bazike.
  • Komisionet e ngarkuara nga palët e treta për shërbimet që lidhen me llogarinë janë përgjegjësi e mbajtësit të llogarisë.
  • Llogaria e Pagesës me Shërbimet Bazike nuk përfshin mbitërheqje, kartelë krediti ose lehtësi kredie.
  • Banka do të ngarkojë një tarifë për shërbimet e ofruara, e kufizuar në 0.12% të pagës mesatare neto mujore në Republikën e Kosovës e publikuar së fundi nga ASK.
  • Që llogaria ekzistuese të konvertohet në Llogari Pagese me Shërbime Bazike, është e nevojshme të mbyllen kreditë ekzistuese, kartela e kreditit dhe mbitërheqja.

 

Banka mund të mbyllë llogarinë nëse:

  • Llogaria përdoret për qëllime të paligjshme;
  • Llogaria nuk ka pasur asnjë transaksion në llogarinë e pagesës për më shumë se 24 muaj rresht;
  • Është dhënë informacion i pasaktë gjatë procesit të hapjes së llogarisë;
  • Hapet një llogari e dytë me shërbimet bazike në bankë tjetër, ndërkohë që tashmë ekziston një llogari pagese me shërbimet bazike;
  • Vërtetohet se klienti mban Llogari Pagese me Shërbime Bazike në bankë tjetër, me këtë rast klientit i kërkohet kompenzimi retroaktiv i komisioneve.

 

Si mund të hapni një llogari e Pagesës me Shërbimet Bazike?

Në secilën nga degët e BKT-së në Kosovë, duke sjellur një dokument valid identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë), kontratën tuaj të punësimit si dhe duke sjellur një faturë publike me të cilën dëshmoni adresën tuaj.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android