Të nderuar klientë,
Ju informojmë që platforma për parashtrimin e kërkesave për shtyerje të pagesës së kësteve të kredisë do të jetë aktive deri më 30 Prill 2020.
Nëse si rrjedhojë e vështirësive të krijuara nga pandemia COVID-19, keni vlerësuar se kryerja e obligimeve të kredisë do të jetë e vështirë, atëherë ju lutemi të parashtroni kërkesën në kohën e caktuar, në mënyrë që të gjitha kërkesat të shqyrtohen dhe të përfundojnë në kohë.
Ju rikujtojmë se aplikimi mund të bëhet vetëm përmes platformës ONLINE për shtyerjen e 1, 2 apo 3 kësteve.
❗APLIKONI duke klikuar në lidhëzat më poshtë:
? Kliko këtu për KREDI INDIVIDUALE
? Kliko këtu për KREDI BIZNESI
Për më shumë detaje apo sqarime na kontaktoni në:
? 038 666 666
? ks-customerservice@bkt.com.al
? WhatsApp: +383 45 141 666
BKT Kosova