BKT Kosova u nderua me çmimin “Banka më e mirë në Kosovë 2023” për të tretin vit radhazi.

Suat Bakkal, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT Kosova me këtë rast tha; “Ne jemi shumë krenarë që banka vazhdon të vlerësohet vit pas viti me çmime prestigjioze si ky i fundit nga Global Finance. Pavarësisht mjedisit sfidues edhe gjatë këtij viti, ne dëshmuam se jemi bankë e qëndryshme me rritje të vazhdueshme, duke shpejtuar rritmin tonë të rritjes në të gjithë treguesit financiar. Shënuam rritjen më të madhe në tregun financiar, zgjeruam pjesëmarrjen tonë në treg në të gjthë segmentet e biznesit, për më tepër arritëm rekorde të shumta.

Duke shfrytëzuar përvojën tonë, modelin e diversifikuar të biznesit, si dhe përkushtimin për shërbime dhe produkte inovative bankare, u ofruam klientëve tanë një përvojë të shkëlqyeshme bankare.”

Joseph D. Giarraputo, themelues dhe drejtor redaksisë të “Global Finance” me këtë rast deklaroi se: “Këtë vit ne vlerësojmë institucionet financiare të cilat ofrojnë gamën më të gjerë të shërbimeve si edhe besueshmërinë e duhur për të krijuar marrëdhënie financiare afatgjata’’

Ky çmim konfirmojnë edhe një herë performancën e jashtëzakonshme të BKT Kosova në ofrimin e shërbimeve inovative bankare dhe moderne, si dhe shumëllojshmëri konkurruese të produkteve dhe shërbimeve që ofron.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android