BKT Kosova është bërë pjesë e programit Expanding Choices: “Gender-Responsive Family Policies for the Private Sector – Phase 2”, një nismë rajonale e UNFPA-së e mbështetur nga Austrian Development Agency.
Si një Family-Friendly Workplace (FFW) Champion Company, BKT Kosova rikonfirmon angazhimin e saj për të ndërtuar një vend pune ku punonjësit ndihen të mbështetur, të vlerësuar dhe të fuqizuar, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.
Në bashkëpunim me Kosovo CSR Network dhe UNFPA Kosovo, banka po ndërmerr hapa konkretë drejt forcimit të politikave familjare me ndjeshmëri gjinore dhe krijimit të mjediseve të punës më gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse në sektorin privat.
